Policia e Kosovës ka realizuar operacionin “Çelësi”, gjatë të cilit ka arritur të shkatërrojë një grup kriminal. Gjithashtu policia sekuestroi 135 kg marihuanë dhe një armë.
Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për media të policisë nga ana e kapitenit të drejtorisë për antidrogë, Reshat Murseli.
“Gjatë kontrollit të depos në fshatin Bibaj në rrugën Ferizaj -Gjilan, janë gjetur 40 thasë të mbushur me lëndë narkotike. Secili thes ka pasur 3.4 kg drogë, ka thënë Murseli. /tesheshi.com/