Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Me shkas nga vrasja e Karlovit: si e ka formësuar botën rivaliteti midis Rusisë dhe Turqisë

by te Sheshi
20/12/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Me shkas nga vrasja e Karlovit: si e ka formësuar botën rivaliteti midis Rusisë dhe Turqisë

Ambasadori rus në Ankara u qëllua për vdekje në një ekspozitë të artit pamor. Raportimet e medias thonë se agresori, përpara se të “neutralizohej” nga policia kishte thirrur se veprimi i tij ishte hakmarrje për rolin rus në ofensivën ndaj qytetit sirian të Halepit.

Sulmi mbi ambasadorin është më i fundit në një seri incidentesh në Turqi që kanë sjellë një valë të re terrori të orkestruar nga militantë të dyshuar dhe fraksionet e separatistëve kurdë.

Sulmi sinjalizon edhe një moment të trazuar për marrëdhëniet turko-ruse në një kohë kur dy qeveritë janë në mes të një procesi riafrimi.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe holomogu i tij rus, Vladimir Putin ishin në pozicionin majë për majë përgjatë konfliktit në Siri. Ndërhyrja ruse në luftë vitin e kaluar në anën e regjimit sirian që kundërshtohet nga Ankaraja, i zemëroi turqit. Kjo solli edhe rrëzimin e një avioni luftarak rus nga autoritetet turke dhe akuzat nga Kremlini se Turqia ishte në lidhje me ekstremistët.

Më së fundmi, gjithsesi Ankaraja dhe Moska morën hapa drejt riafrimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve, pjesërisht për shkak të një frustrimi të përbashkët me Europën dhe Shtetet e Bashkuara.

Përpara krizës siriane, të dyja vendet mbanin lidhje të arsyeshme të ngushta midis tyre, bazuar mbi interesat energjetike. Stili politik i Erdoganit, ndërkaq, ka shumë të përbashkëta me atë të Putinit. Rusia dhe Turqia punuan së bashku gjatë javëve të fundit për të mundësuar evakuiimin e refugjatëve nga Halepi i rrënuar, edhe pse mbështesin fraksione të ndryshme në betejë.

Por, ka një histori të gjatë e të thellë tensionesh midis drejtuesve rusë dhe atyre turq. Gjatë luftës së Ftohtë, Turqia ishte një ledh mbrojtës i armatosur rëndë i NATO-s nën hijen e perandorisë Sovjetike. Dhe shumë përpara mbërritjes së BRSS-së dhe republikës moderne turke, grindjet midis rusëve dhe turqve kanë pasur një ndikim të madh në fatin politik të një territori të gjerë në Europë dhe në Lindjen e Mesme.

Luftëra e deportime

Në shekujt e 18-të dhe të 19-të, perandoria ekspansioniste ruse dhe osmanët luftuan në beteja pa fund. Këto përplasje më së shumti rezultuan në zmbrapsje të osmanëve e me marrjen nën kontroll nga ana e rusëve të rripit verior të Detit të Zi dhe ciflosjen e sundimeve osmane në Europën Lindore dhe në Ballkan.

Lufta e Krimesë, një konflikt brutal i viteve 1850, solli një aleancë mes fuqive europiane në mbrojtje të osmanëve dhe shënoi takimin e parë të kontinentit me tmerret e një lufte në shkallë të gjerë, nëpër llogore.

Sundimtarët e dy perandorive e shihnin veten si mbartësit e standarteve për civilizimin – osmanët si mbartës të Islamit, rusët si besimtarë të kishës Ruse dhe rimishërues, madje, të trashëgimisë të Bizantit antik. Carët në Moskë lakmonin Stambollin dhe e shihnin pushtimin e  tij si hapje rruge drejt ujërave të ngrohta të Mesdheut dhe marrjes së Tokës së Shenjtë.

Kjo nuk ndodhi kurrë, por shumë gjëra të tjera formësuan historinë. Fushatat ruse në Kaukaz dhe në tokat përreth detit të Zi shënuan masakra dhe deportime masive të popullsisë muslimane turkofile. Në vitin 1864,  për shembull, forcat ruse ndërmorrën atë që disa e kanë quajtur “genocidi i parë modern në tokë europiane”, pasi morën kontrollin e tokave të circaziatikëve, që përfshijnë zonën rreth Soçit, ku Rusia mbajti vjet Lojërat Olimpike.

Me dhjetëra mijë circaziatikë u therrën pa dallim, një numër i pallogaritur të tjerësh vdiqën nga uria apo i ftohti ndërsa u nisën për azil. Ka rrëfime që sugjerojnë se pothuajse 1 milion – gjysma e popullsisë totale të grupit etnik – vdiqën në atë kohë. Tani, deri në 5 milionë turq  pretendojnë se kanë një formë të trashëgimisë circaziatike apo kaukaziane.

Gjithsesi, edhe pala tjetër funksionoi me këto metoda. Më famkeqja, ndërsa tërbohej Lufta e Parë Botërore, është ajo e deportimeve masive dhe vrasjes së armenëve, një pjesë e mirë e të cilëve jetonin aty ku sot është Turqia qendrore dhe Lindore. Duke iu trembur këtij komuniteti të krishterësh si një kolonë e  pestë e rusëve, liderët osmanë dhanë urdhër për largimin e tyre.

Me qindra e mijëra armenë ia dolën të arratisen në tokat ruse, disa u vendosën në Armeninë  e ditëve të sotme – dikur pjesë e Perandorisë Osmane që, deri në shekullin e 19-të, ishte gjerësisht muslimane.

Lindja e kombeve

Në shekullin e 19-të, Rusia luajti një rol dominant në fermentimin e nacionalizmit në pjesë të Europës Lindore dhe në Ballkan, dikur të qeverisur nga osmanët muslimanë. Rusia kishte dorë në një numër lëvizjesh çlirimtare të shekullit të 19-të, që nga Greqia, në Serbi e në Bullgari – aty ku ishte roli që solli konkurrencë të fortë gjeopolitike me perandorinë Austro-Hungareze, tensione që më pas u ndezën me Luftën e Parë Botërore.

Luftërat që shpërthyen në fund të shekullit të 19-të, përfshirë luftën sizmike ruso-turke të viteve 1877-1878 dhe, më pas, luftërat ballkanike që ishin pararendëse të  Luftës së Parë Botërore, bënë më të qartë kufijtë e shteteve të ardhshme kombëtare në Europën Lindore. Ato sollën edhe zhvendosje masive të popullsive: eksodin e të krishterëve , hebrenjve dhe refugjatëve muslimanë në drejtime të ndryshme dhe rënien e kozmopolitanizmit të brishtë që karakterizonte dikur pjesë të Perandorisë Osmane, sidomos në qytetet-porte të saj.

Harta e Lindjes së Mesme

Harta politike e Lindjes së mesme moderne konsiderohet të jetë produkt i skemave franceze dhe britanike në periudhën pas-Luftës së Parë Botërore dhe rënies së Perandorisë Osmane. Por, Rusia luajti rolin e saj, po ashtu, duke dhënë miratimin për marrëveshjen Sykes-Picot të vitit 1916, sipas së cilës janë hartuar kufijtë e rajonit, (jo tërësisht, gjithsesi).

Revolucioni Bolshevik bëri të pavlefshme disa nga angazhimet e ndërmarra nga Moska – që përfshinin kontrollin mbi Stambollin sikundër edhe mandate për lindjen e Anadollit. Por strategjistët francezë dhe britanikë në atë kohë ishin tërësisht në dijeni të hijes së Rusisë dhe i rregulluan sferat e tyre të ndikimit sipas projeksioneve ruse.

Shtetet arabe që dolën si rezultat, janë në ngërç me mosfunksionalitetin e tyre – sfida të qeverisjes, identitetit dhe etnisë që ende mbajnë farat e konflikteve shumë të vjetra.

Përgatiti: Juli Prifti -/tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Qëllohet me armë para ambasadës së SHBA-së në Ankara, misionet amerikane mbyllin sot dyert

Qëllohet me armë para ambasadës së SHBA-së në Ankara, misionet amerikane mbyllin sot dyert

Kamarieri “nuk jua var?” Shkenca ju tregon si t’ia tërhiqni vëmendjen

Kamarieri “nuk jua var?” Shkenca ju tregon si t’ia tërhiqni vëmendjen

Një ilustrim me foto i sulmit në Berlin: telegrafikisht ja çfarë dihet deri tani

Një ilustrim me foto i sulmit në Berlin: telegrafikisht ja çfarë dihet deri tani

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni