Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Samule Zhbogar ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës, të cilat sipas tij nuk kontribuojnë në përmirësimin e standardeve të arsimit në Kosovë që janë më të ulëtat në rajon.
“Ne shprehim mbështetjen e plotë ndaj përpjekjeve të rektorit të Universitetit të Prishtinës për mbrojtjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe për të aplikuar parimet e qeverisjes së mirë duke vendosur kritere të qarta akademike, në mënyrë që studentët të fitojnë njohuritë dhe shkathtësitë që ju nevojiten për të qenë konkurrues në tregun e punës dhe për të gjetur punë të shkathtësive të larta” ka thënë Zbogar.
Arsimi cilësor sipas tij është qenësor për të thyer ciklin e papunësisë dhe varfërisë dhe një adut kryesor i inovacionit, zhvillimit social dhe ekonomik, për të cilin dëshpërimisht ka nevojë Kosova./tesheshi.com/