Diamanti më i madh jeshil në mbarë botën, 503 karat, diamant i pastër jeshil i quajtur “Aurora Green”, ka vendosur një rekord të ri botëror duke u shitur në një ankand të Christie’s në Hong Kong për plot 16.8 milionë dollarë.
Kreu i departamentit të bizhuve për Christie’s në divizionin e Azisë, Curiel tha se ky gur i rrallë ka tejkaluar pritshmëritë.
Një diamand jeshill 6.13 karat vendosi rekord për Christie’s në vitin 2014 në Hong Kong kur u shit për 3.6 milionë dollarë, me 594.5 mijë dollarë për karat.
Curiel shton se ky është diamanti më i madh jeshil që ka dalë ndonjëherë në shitje në ankand dhe vlera e tij është verifikuar nga Instituti Gjeomologjik amerikan.
Blerësi kërkoi të qëndrojë anonim. /tesheshi.com/