Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shifrat e krizës: në Stamboll ka më shumë refugjatë sirianë sesa në të gjithë Europën së bashku

by te Sheshi
28/10/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Shifrat e krizës: në Stamboll ka më shumë refugjatë sirianë sesa në të gjithë Europën së bashku

Europa po “dridhet” nga dyndja e refugjatëve nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, kryesisht nga njerëzit e dëshpëruar që i ikin vendeve të konfliktit, si Siria apo Iraku. Shifrat e të ardhurve në vendet e BE-së janë të frikshme për disa liderë europianë, por ndërkaq ka të tjerë që paralajmërojnë se zgjidhja duhej të jetë e shpejtë, pasi me miliona njerëz të tjerë janë ende të pasistemuar, ose të zhvendosur në vendet fqinje me Sirinë dhe gati të largohen sapo t’u jepet mundësia.

Në një vizitë që zhvilloi në një kamp në ishullin grek Lesbos, kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, David Miliband tha se Turqia mban gati dy milionë refugjatë dhe shifrat e refugjatëve mund të rriten me shpejtësi globalisht, duke vendosur një rekord të trishtuar botëror.

Edhe përfytyrimi për një refugjat lufte ka ndryshuar, pasi gati 60 për qind e refugjatëve jetojnë aktualisht në qytete. “Ka më shumë refugjatë sirianë në Stamboll sesa në pjesën tjetër të Europës”, theksoi Miliband, duke vënë në dukje se në kampe nuk ka vende e këta njerëz duhet të jetojnë diku.

miliband

Në një intervistë me Associated Press, Miliband tha se “imazhi ikonë” i një refugjati si dikush që jeton në kamp ka ndryshuar.

Ai tha se me kaq shumë njerëz që po u ikin konflikteve dhe kaosit nuk ka më vend për ta në kampe. Po aq e rëndësishme, thotë ai, është se shumica e refugjatëve nuk dëshirojnë të jenë refugjatë që jetojnë në kampe dhe kur ata zhvendosen nga shtëpitë e tyre me perspektivën për të mos u kthyer për një kohë të gjatë, ata dëshirojnë të fitojnë jetesën e tyre, edhe pse një gjë e tillë do të thotë se duhet të gjejnë punë në tregun e zi.

Miliband, duke dhënë këtë panoramë, mori shembullin e Stambollit. Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit që ai drejton, vlerëson se aktualisht në Stamboll jetojnë më shumë refugjatë, rreth 366 mijë të tillë, sesa në pjesën tjetër të Europës së bashku.

Aktualisht, janë mbi 20 milionë refugjatë në botë, përfshirë edhe ata 2 milionë që jetojnë në turqi, dhe 40 milionë njerëz janë të zhvendosur nga rrënjët e tyre dhe të larguar në vende të tjera, shifra që Miliband i cilëson si një rekord të trishtë botëror.

Ish-ministri i Jashtëm britanik thekson se si president i një organizate kryesore humanitare që ndihmon refugjatët, është e rëndësishme të marrë në shqyrtim situatën: nëse këto shifra janë një trend apo një gjendje e përkohshme.

“Çdo gjë më thotë se bëhet fjalë për një trend, pasi situata botërore është e tillë që shumë njerëz janë në lëvizje”, thotë Miliband, duke theksuar se janë edhe 20 milionë njerëz të tjerë ekstra që kërkojnë “një jetë ekonomike më të mirë si emigrantë apo migrantë”.

“Duke parë rrënjët e asaj që po ndodh aktualisht të krizës së refugjatëve dhe të emigracionit, Miliband citon si shkaqe “trazirat në pjesë domethënëse të botës arabe”.

Ai gjithashtu nxjerr si shkak faktin se 30 deri në 40 shtete nuk janë në gjendje të respektojnë të drejtat themelore të qytetarëve të tyre dhe të jetojnë me ndryshimet etnike, politike dhe fetare që kanë brenda tyre. Tjetër shkak, sipas tij, është një sistem politik ndërkombëtar më i dobët dhe më i ndarë sesa në çdo kohë tjetër që prej Luftës së Ftohtë, madje edhe më i dobët sesa gjatë kësaj periudhe që e ndau botën në dy kampe kundërshtare të betuara.

Francois Crepeau, hetues special i OKB-së deklaroi më herët se dy milionë refugjatë nga Lindja e Mesme duhet të rishpërndahen në Europë përgjatë pesë viteve të ardhshme, që do të thotë 400 mijë njerëz në vit, të ndarë për 28 vendet anëtare të BE-së ose 32 vende në total.

ref st 1

Ndërkaq, Miliband thotë se nuk ka dyshim se një kontinent me 500 milionë njerëz mund të përballojë e të përfshijë në sistem 400 mijë refugjatë çdo vit, “por kjo duhet bërë në një mënyrë të përshtatshme”.

IRC së fundmi, intervistoi më shumë se 800 familje në dhe rreth qytetit turk të Izmirit, 80 për qind e të cilave nga vende të përfshira në konflikt si Siria dhe Iraku, e të tjera që i ikin konflikteve në Afganistan dhe Pakistan. Si rezultat, deklarohet se pjesa më e madhe e tyre janë refugjatë, jo emigrantë ekonomike që shpresojnë të shkojnë në Europë.

Miliband thotë se një shumicë domethënëse e bën absolutisht të qartë se nuk kanë ndër mend të kthehen dhe kanë shitur shtëpitë dhe kanë shpenzuar të gjitha kursimet e tyre për të paguar trafikantët që i kanë sjellë në Turqi. IRC thotë se gati 40 për qind e atyre që janë intervistuar thonë se nuk mund të përballojnë një pagesë afërsisht 3500 euro që u kërkohet nga trafikantët për të arritur në Europë.

Sipas britanikut Miliband, tregtia e njerëzve po nxitet nga mungesa e rrugëve ligjore për të gjetur një sistemim.

“Mendoj se ka fakte të forta që e bëjnë të domosdoshme ngritjen e një qendre të regjistrimit në Turqi që do të regjistronte dhe klasifikonte refugjatët, duke u shpjeguar përse duhet të mbajnë radhë dhe se çfarë mundësish kanë”, thotë ai. “Kjo është e vetmja rrugë që ata njerëz të mos përfundojnë në duart e trafikantëve. Eshtë e qartë se gardhet nuk do të ndalojnë trafikantët”, shprehet ai. /tesheshi.com/

Përgatiti: Juli Prifti

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Aplikacionet që ju harxhojnë më shpejt baterinë e telefonit

Aplikacionet që ju harxhojnë më shpejt baterinë e telefonit

Hoffenheim hyn në histori me trajnerin më të ri: 28 vjeç

Hoffenheim hyn në histori me trajnerin më të ri: 28 vjeç

Irani ftohet për herë të parë në bisedimet për Sirinë

Irani ftohet për herë të parë në bisedimet për Sirinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni