Policia e Tiranës arrestoi një shtetas 49 vjeç me akuzën e keqtrajtimit të të miturve.
Sipas njoftimit zyrtar, Tomorr Roko shfrytëzonte për të lypur foshnjen 1 muajshe me inicialet M.R.
Kjo është nga të rrallat arrestime që bëhen në Tiranë me këtë shkak referuar numrit të lartë të fëmijëve që konstaton në rrugët e kryeqytetit duke lypur, megjithëse prej vitesh ekziston një ligj që ndalon një fenomen të tillë. /tesheshi.com/