Bashkimi Evropian nuk do të rinegociojë Brexit, tha të mërkurën Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.
Ai tha se ata që mbështetën daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimit Evropian pa e kuptuar se si do ndodhë kjo, meritojnë një vend të veçantë në ferr.
Deklarata e tij u bë një ditë përpara mbërritjes në Bruksel të kryeministres Tereza May, pasi ajo dëshiron të negociojë ndryshimet në marrëveshjen e rrëzuar nga ligjvënësit ditë më parë.
Kjo është arsyeja pse është plotësisht e pasigurt se si do të përfundojë ndarja e Londrës nga BE, megjithëse mbesin vetëm shtatë javë deri në afatin e caktuar të 29 marsit.
Duke refuzuar edhe njëherë propozimin e tij për të rinegociuar Brexit, Tusk përsëriti se ai do të donte një tërheqje të Londrës nga dalja, por gjithashtu tha se BE-ja është e gatshme dhe me skenarin e shkëputjes pa një marrëveshje.
Por Tusk nuk beson te skenari i pezullimi të Brexit, pasi siç tha ai, si kryeministrja e si lideri i opozitës britanike e kanë bërë fakt të kryer atë.
“Pyes veten se çfarë vendi duhet të kenë në ferr ata që e kanë mbështetur Brexit pa ndonjë ide se si duhet të ndodhë kjo”, tha Tusk në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin irlandez Leo Varadkar.
Komenti i tij u postua në Tëitter. /tesheshi.com/