Një parukiere ka vendosur të penalizojë gjithë prindërit e fëmijëve, nëse klientët e saj të vegjël në moshë qajnë gjatë prerjes së flokëve. Të paktën ky është njoftimi i publikuar në Facebook nga një kliente, të cilës i kishte bërë përshtypje ky shënim.
“Një mikeshë më dërgoi këtë. Mendova se ishte duke bërë shaka. Tha se e kishte gjetur këtë shënim tek një parukiere ku kishte çuar fëmijën e saj për të prerë flokët”, – shkruhet në Facebook.
Shënimi, i cili duket se është bërë në një sallon të paidentifikuar në Australi, shkruan: “I dashur klient, çdo fëmijë i cili qan gjatë prerjes së flokëve do të ketë 10 dollarë më shumë në faturë”.
Njerëzit që kanë reaguar në postimin e bërë në Facebook e kanë cilësuar atë si qesharak, si një lojë idiote dhe aspak normale./tesheshi.com/