Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM: Z.Kryeministër, çfarë profesioni duhet për të punuar në Call Center?

by te Sheshi
29/04/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM: Z.Kryeministër, çfarë profesioni duhet për të punuar në Call Center?

Kryeministri Edi Rama ka kohë që luan me strategjinë e sulmit. Ndoshta për shkak se sulmi është mbrojtja më e mirë. I gjendur duarlart përballë premtimit bombastik të krijimit të plot 300.000 vendeve të punës, ofrimit të shifrave kontradiktore mbi numrat e të punësuarve dhe kritikave të helmatisura, por jo pa thelb të zërave që sa vijnë e shtohen, kryeministri bëri atë që di të bëjë më mirë: Të përdorë strategjinë e komunikimit agresiv publik për të vënë me shpatulla pas muri të gjithë kritikët.

Nga pozicioni mbrojtës i atij që duhet të argumentonte se janë hapur plot 170.000 vende pune, ndërsa mbeteshin për t’u hapur edhe 130.000 të tjerë, kryeministri vendosi ta zhvendoste problemin me kokë poshtë, duke hequr pataten e nxehtë nga duart e qeverisë për t’ia lënë pikërisht atyre që prisnin të punësoheshin. Kështu, krejt papritur u shndërruam nga një ekonomi që nuk prodhon dot mjaftueshëm vende pune, në një ekonomi rritjen e të cilës tregu i varfër shqiptar i punës nuk mund ta suportojë. E gjitha kjo e sintetizuar në sloganin “Punë ka, por nuk ka profesionistë.”  Sa hap e mbyll sytë, qeveria i lau duart.

Papunësia nuk është më problem i saj, por i të pakualifikuarve që nuk zotërojnë një zanat apo profesion. Tjetër argument, akoma më cinik, veç mungesës së zanatit, ishte edhe parazitizmi, me sa duket rrjedhojë e “turkut” që shqiptarët kanë brenda vetes, dhe që qeveria nuk po arrin t’ua nxjerrë jashtë, pavarësisht reformave shtetbërëse.

Një fushatë që nisi pas një vizitë në Korçë përpara pak javësh, ku Kryeminstri mësoi se një kompani kërkonte plot 300 kasapë, por s’gjente dot njerëz të kualifikuar. Kryeministri as që u lodh t’i kërkonte kompanisë që të investonte për kualifikimin e 300 të papunëve, për t’u ofruar më pas kontrata të rregullta pune, siç do të bënte çdo biznes normal. Është e pamundur që fakultetet, por edhe shkollat profesionale të nxjerrin mjaftueshëm njerëz të  kualifikuar për çdo proces të specializuar pune, prandaj bizneset serioze investojnë në kualifikim dhe trajnimin e stafit, para se të ankohen se nuk gjejnë dot njerëz të kualifikuar.

Gjithsesi, mjaftoi kaq dhe teza “punë ka, por s’ka profesionistë” u shndërrua në refren shurdhues të qeverisë, sa herë që shtrohej çështja e punësimit. Gjithçka e bazuar në postulatin urtëplotë: nëse do që një skandal të harrohet, shkakto një tjetër më të madh. Dhe sigurisht që një marrëzi si ajo e hapjes së 300.000 vendeve të punës nuk mund të tejkalohej veçse përmes një marrëzie akoma më të madhe, të tipit “punë ka, por s’ka profesionistë”.

I njëjti refren u përsërit edhe gjatë ceremonisë përshëndetëse me rastin e Panairit të Punës. Puna po derdhet lumë, por nuk ka njerëz të zotë që të kridhen e të përfitojnë nga pagesat që arrijnë deri në 3000 euro. Dhe si për ironi, për të vulosur marrëzinë, kryeministri poston në profilin e tij në facebook një video, ku një Call Center kërkon 800 agjentë telemarketingu.

E para, nuk dimë që për të punuar në ndonjë Call  Center nevojitet ndonjë profesion apo zanat i veçantë. Dhe e dyta, më e rënda, është vizioni që kryeministri ka për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, që me sa duket është i ngjashëm me atë të Filipineve, apo të Bangladeshit, nëse kryeministri nuk do të përtojë të na servirë edhe ndonjë video fasonesh. Është e kotë të harxhojmë kohë për të shpjeguar se pagesat e punëve të tilla janë qesharake, trajtimi është çnjerëzor dhe vazhdueshmëria apo siguria në punë as që vlen të përmendet.

Si përfundim, një dilemë krejt njerëzore: si do të ndihej një i ri që djeg energjitë rinore duke studiuar, apo një prind që investon kursimet e jetës për të shkolluar fëmijën e tij, dhe që më pas i duhet të ballafaqohet me njërën nga zgjedhjet, i papunë ose shitës telefonik?! /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Rama sulmon për herë të parë KLSH-në: është si zyra e financave të PD-së

Rama sulmon për herë të parë KLSH-në: është si zyra e financave të PD-së

Dieta Mesdhetare për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Dieta Mesdhetare për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Serbia firmos kontratë shtesë për armë ruse: kësaj radhe për helikopterë

Serbia firmos kontratë shtesë për armë ruse: kësaj radhe për helikopterë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni