Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM/ Si mund të ishte dinjitoz përfaqësimi shqiptar në ceremoninë për Nënë Terezën në Vatikan…

by te Sheshi
04/09/2016
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM/ Si mund të ishte dinjitoz përfaqësimi shqiptar në ceremoninë për Nënë Terezën në Vatikan…

Faithful listen to Pope Francis' Angelus prayer in St. Peter's Square, Vatican City, 10 July 2016. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Shteti shqiptar për më shumë se 24 orë është në duart e zv.kryeministrit ortodoks, Niko Peleshi, pasi të tre krerët e shtetit shqiptar ndodhen në Sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, në ceremoninë e liturgjike që Kisha Katolike e quan “shenjtërimi i Nënë Terezës”.

Tirana zyrtare nuk ka caktuar asnjë delegacion përfaqësues, por kanë ikur të gjithë me mendjen e tyre: presidenti Nishani; kryeministri, Edi Rama; kryetari i Parlamentit, Ilir Meta; si dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, së bashku me atë që sigurisht nuk mund të mos mungonte në një të tillë ceremoni, ish-kryeministri Berisha .

Edhe pse janë “turrur” të gjithë dinjitarët shtetërorë në Romë, Shqipëria-shtet nuk ka bërë atë që në fakt duhet ta bënte një shtet serioz

Dhe kjo mund të analizohet mjaft thjeshtë.

Në Vatikan sot, Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, ka firmosur një dekret që cilëson “shenjt” misionaren katolike me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhiun, e njohur si Nëna Terezë.

Shqiptarja që lindi në Shkup, ka marrë edhe çmimin Nobel për paqe dhe është një figurë e njohur e botës perëndimore për aktet e bamirësisë në Kalkuta të Indisë, ku misioni i saj pati aktivitetin kryesor.

Shteti shqiptar, i cili përfaqëson një popullsi kryesisht tri-fetare me shumicë muslimane dhe pëbërësit katolikë e ortodoksë, do të duhej normalisht që të përfaqësohej “e plotë” në ceremoninë fetare me konotacion edhe politik në Shën Pjetër, pasi Vatikani është edhe shtet, pra një subjekt politik.

Për të qenë një shtet serioz, duhet të mblidhej një komision i lartë shtetëror, i cili do të duhet të zgjidhte një delegacion përfaqësues, që vërtetë mund të shprehë të gjithë kurmin etnik dhe religjoz të shqiptarëve.

Do të ishte krejt normale që kreun e delegacionit ta kishte një dinjitar i lartë i shtetit, pra, që mund të ishte presidenti Nishani i cili ka deklaruar se i përket besimit musliman  apo kryeministri Rama që po ashtu ka deklaruar se është i besimit katolik.

Në përbërje të delegacionit do të duhet të kishte zytarë por edhe veprimtarë, përfaqësues të të gjithë grupimeve politike dhe shoqërore të vendit.

Dhe më e rëndësishmja, ashtu si në Paris pas rastit vrasjeve në Charlie Hebdo, duhet të shpalosej e vyera jonë si komb, bashkëjetesa fetare në vend, si një shenjë e rëndësishme paqeje dhe serioziteti.

Dhe ky delegacion do të duhet të mbante apo të shpallte një qëndrim zyrtar se pse shqiptarët duhet ta cilësojnë aktin e Vatikanit për Nënë Terezën, një dekret që bashkon dhe jo ndan shqiptarët.

Në këto vite ka pasur shumë zhurmë për çështjen e ceremonive dhe emërtimeve me emrin jo vetëm të Nënë Terezës, por edhe të shumë figurave të tjera fetare dhe politike.

Nuk ka asnjë gjë të keqe që merret vendime për të nderuar një figurë historike që të tregohet “prodhimtaria humane” e shqiptarëve; por kjo duhet bërë në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe sa më përfaqësuese, që askush të mos ndjehet i veçuar apo i injoruar nga një vendim që marrin autoritetet politike.

Të krishterët, shpalljen “shenjt” e kanë si traditë ta bëjnë si akt politik, pasi bëhet me dekret.

Ortodoksët kanë shpallur disa të tillë, që nga Shën Vladimiri i Elbasanit por edhe të tjerë, për nder të të cilëve janë ndërtuar edhe objekte kulti.

Këto vendime kryesisht i përkasin mesjetës, kurse Vatikani e ka përdorur këtë kompetencë ndër vite duke qenë si një “dekoratë” apo “medalje” jo thjesht ceremoniale por edhe përfaqësuese.

Por ky vendim i kreut të Kishës Katolike, duhet të vlerësohet si i tillë, duke pasur parasysh konotacionin jashtëreligjioz që ai rrok.

Dhe më e rëndësishme është që një vendim në thelb religjoz, por me jehonë politike të mos prekte bashkëjetesën fetare.

Një delegacion zyrtar i shtetit shqiptar duke pasur një përfaqësim të plotë, do të mund të jepte mesazhin e seriozitetit ndaj çdo vendimi kancelarie siç ky në fjalë.

Marrëdhënie me Vatikanin kanë edhe shtete të tjera muslimane, duke nisur nga Irani që ka relacion shumë të ngushtë por edhe Autoriteti Palestinez, si dhe qeveri të tjera të Lindjes së Mesme.

Pra nuk ka asnjë gjë të keqe marrëdhënia dhe ndërveprimi ceremonial.

Kur Papa Françesku shkoi në Jeruzalem u ul këmbëkryq me muftiun e qytetit dhe u falën për paqe.

Pse të mos bëhej e njëjta gjë edhe sot?!

Që një përfaqësi e gjerë shqiptare të respektonte vendimin për Nënë Terezën duke dhënë mesazhin e një të ardhme në paqe dhe bashkëjetesë…

Por tek ne politikanët e përdorin Nënë Terezën si poster e jo si simbol të shërbimit ndaj njerëzve në nevojë. /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Punoni gjatë në kompjuter? Këto gjëra duhet t’i bëni patjetër

Punoni gjatë në kompjuter? Këto gjëra duhet t’i bëni patjetër

Sondazhet: Merkel mund të përballet me humbje poshtëruese në zonën e vet elektorale

Sondazhet: Merkel mund të përballet me humbje poshtëruese në zonën e vet elektorale

Samiti i G20: presidenti kinez u tërheq vëmendjen liderëve botërorë për “llafe të kota”

Samiti i G20: presidenti kinez u tërheq vëmendjen liderëve botërorë për “llafe të kota”

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni