Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM/ Profesionalizmi tronditës i një medie: ja shkaku i aksidentit në Golem ku humbën jetën dy fëmijë

by te Sheshi
12/05/2016
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM/ Profesionalizmi tronditës i një medie: ja shkaku i aksidentit në Golem ku humbën jetën dy fëmijë

Kur këtu e 9 vjet më parë ndodhi tragjedia e pazakontë për nga rrjedha që i morri jetën politikanit Gramoz Pashko e të birit, një media e njohur në vend organizoi një sondazh me anë të të cilit i drejtohej publikut me pyetjen: “a duhej nisur helikopteri me trupin e Pashkos drejt Italisë?”.

Pra, çdokush në popull duhej të jepte mendimin e tij “profesional” nëse duhej ndërmerrej ai hap, duhej bërë ajo rrugë qiellore dhe mbidetare njëherësh, në të cilën humbën jetën edhe pjesëtarët e ekuipazhit dhe stafi i mjekëve që e shoqëronin Pashkon drejt Italisë fqinje për ta mbajtur me çdo kusht në jetë.

Dhe rezultati pa asnjë fije dyshimi anonte nga ajo që helikopteri nuk duhej të nisej. Po pse, shtrohej pyetja? Sepse po të mos nisej nuk do ishte rrëzuar, dukej sikur ishte përgjigja; të përkthyera këto në aso komentesh që votues të ndryshëm ia bashkëshoqëronin votës së tyre “kundër”.

Por vetë sondazhi, pa iu futur pozicionimit me votë, ishte një budallallëk me brirë. Sepse këto nuk janë zhvillime që përcaktohen nga vota e popullit, e që patjetër i duhet marrë “mendimi i masës”.

Dhe vijmë tani tek tragjedia tjetër e një përmase të pazakontë, ajo e ditëve të fundit ku një nënë humbi dy fëmijët e saj në një aksident në Golem, teksa udhëtonte për të takuar të shoqin në burg.

Dhe është po kjo media, që ndryshe nga si shoqet i saj, nuk i qaset ngjarjes nga aspekti i përgjegjësive shtetërore për të garantuar sigurinë rrugore – meqë është rast tipik ku mungesa e kësaj sigurie ka sjellë dhe tragjedinë – por shkon e gërmon në një kahje tjetër, në atë se pse ishte futur në burg i shoqi; kjo jo për ta plotësuar kuadrin informativ të ngjarjes, por për të bërë një lidhje të shkurtër mes motivit të burgosjes dhe aksidentit.

Ndryshe nuk ka se si shpjegohet që veç të dhënës se ai ka përfunduar aty për ndërtim pa leje, jepet dhe ajo që ndërtimi pa leje paska qenë një çati.

Dhe narrativa  e lajmit është e tillë që, nëse bashkëshorti i gruas e njëherësh babai i fatkeqëve nuk do kishte hyrë në burg i ndëshkuar për një çati pa leje, aksidenti nuk do kishte ndodhur(!); ose më rëndë akoma në absurdin e vet, mesazhi i përcjellë mes rreshtave, është dhe ai që me këtë shtet, mos guxo të ndërtosh as një çati pa leje, sepse përndryshe një tragjedi e rëndë rrugore të pret në familje; apo se ky shtet po u merr jetën njerëzve, madje dhe fëmijëve, duke i ndëshkuar njerëzit qoftë dhe për një çati kur e ndërtojnë pa leje(!).

Më e thjeshta që duhet kuptuar në këtë rast është se aksidentet, si dhe çdo ngjarje tragjike që ndodh, është një pashmangshmëri dialektike e jetës njerëzore, e cila e ka burimin pikërisht tek papërsosmëria njerëzore. Ne shohim që edhe në vende me precizion të lartë të zbatimit të ligjit në aspektin e sigurisë rrugore, ngritur deri në nivel shkence, ndodhin aksidente shumë më tragjike, që sigurisht kanë në fund një shkak njerëzor.

Ndërsa në rastin e aksidentit në Golem, propabiliteti që ai të kish ndodhur edhe nëse gruaja nisej me fëmijët  për të shkuar në një dasmë, është pothuajse i njëjtë me motivin real, atë të shkuarjes për të takuar kryefamiljarin në burg.

Ndërkohë, në këtë të fundit, babai fatkeq mund të ishte hyrë për një çati pa leje, por mund të kishte hyrë dhe për diçka shumë më të rëndë, e që në fund, në raport me atë që i ka ndodhur fatkeq do ishte.

I lutemi medias në fjalë, që ngjatë investigimeve të saj kurajoze për t’i shkuar tek rrënjët shkakut të aksidentit, të na e kursejë dhe ndonjë të dhënë siç mund ishte ajo e mosleximit të horoskopit atë ditë nga ana e gruas, shprehur tekstualisht në këtë variant:

“Nëse gruaja e cila humbi dy fëmijët e saj në aksidentin e Golemit do kish lexuar atë ditën horoskopin e saj për ditën që do niste, ndoshta fëmijët  të vegjlit e saj do të ishin gjallë. Gazetarja jonë që është marrë me investigimin e ngjarjes, ka arritur të sigurojë shenjën zoodiakale të gruas, si dhe faktin se atë ditë ajo nuk e ka parë atë. Shenja i ka thënë se ditën nuk do ketë të gjithën siç ajo e ka dëshiruar, e se në gjysmën e dytë të saj ca re të të zeza do të shfaqen në qiellin e kësaj ditë…”

Amani, na e kurseni dhe këtë të dhënë “profesionale”!

/tesheshi.com/      

Related Posts

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Next Post
Kuvendi i Kosovës mblidhet më 18 dhe 25 maj, nuk futet në rend dite ratifikimi për Demarkacionin

Kuvendi i Kosovës mblidhet më 18 dhe 25 maj, nuk futet në rend dite ratifikimi për Demarkacionin

Krijohet “ndyrësira” e ngrënshme ushqimore: ja çfarë përmban (video)

Krijohet “ndyrësira” e ngrënshme ushqimore: ja çfarë përmban (video)

Veliaj dorëzon në gjykatë provat për konflikt interesit gjyqtares së pallatit te Diga

Veliaj dorëzon në gjykatë provat për konflikt interesit gjyqtares së pallatit te Diga

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni