Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM: Polemika për Bogdanin në Shkup dhe vullneti i nëpërkëmbur i shqiptarëve nga një grusht shqiptarësh

by te Sheshi
21/05/2016
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM: Polemika për Bogdanin në Shkup dhe vullneti i nëpërkëmbur i shqiptarëve nga një grusht shqiptarësh

Vendosja e shtatores së Pjetër Bogdanit në qytetin e Shkupit është shoqëruar me një numër polemikash jo të vogla nga ana e shqiptarëve.

Ka në këtë diskutim që është hapur, argumente, këndvështrime, fakte apo edhe thashetheme e keqkuptime.

Por të gjitha vijnë, pasi i gjithë procesi i përjetësimit në kryeqytetin më të vjetër të shqiptarëve është bërë thjesht me urdhër nga lart dhe jo me një diskutim me pjesët vitale të shoqërisë por edhe grupet e interesit.

Shqiptarët e Shkupit, të Maqedonisë apo në të gjitha trevat janë popull vital, i civilizuar dhe i angazhuar.

Ata kanë jetën e tyre dhe kanë qenë aktiv në të gjithë proceset jetike të kombit shqiptar, në ditë të mira dhe të këqija. Shqiptarët e Maqedonisë janë ata që rrezikuan nën zgjedhën sllave, luftuan, mbështetën politikat e ndryshme, marrin pjesë në procesin politik dhe janë në radhë të parë qytetarë shembullorë të shtetit që nuk i respekton.

Paguajnë taksat dhe të gjitha detyrimet e tjera, megjithëse aparati i dhunës i atij shteti ka qenë shpesh kundër tyre dhe i ka trajtuar jo si njerëz.

Por përveçse në procesin politik, një arrogancë ndodh shpesh edhe në procesin shpirtëror, pra atë që është e lidhur me diçka të shenjtë për shqiptarët: historinë e tyre.

Historia e shqiptarëve është ajo që është, e sjellë brez pas brezi duke konkurruar çdo regjim apo qark të caktuar që ka synuar ta shkruajë siç i intereson.

Shqiptarët, edhe pse janë në shumicën e tyre myslimanë, nuk kanë kundërshtuar kurrë, po kurrë, heronjtë dhe figurat përfaqësuese sipas përkatësisë fetare. Dhe kjo mund të vërtetohet mjaft lehtë.

Në Kongresin e Alfabetit në Manastir, i cili u mbështet nga mërgata shqiptare por edhe nga administrata osmane, u vendos kryetar Gjergj Fishta, i cili ishte një klerik katolik, por kjo nuk përbënte asnjë problem për myslimanët.

Kur u vendos shtatorja e Skënderbeut në Shkup, askush nuk polemizoi, por të gjithë pranuan vendimin e komunës së Çairit, përpos çdo mendimi subjektiv që mund të kenë njerëzit e veçantë.

Por në rastin e Bogdanit, krijohet një keqkuptim që bëhet për përcaktimin e figurave historike dhe në përjetësimin e tyre.

Debati për këta figura duhet bërë i hapur në publik dhe nga elitat shqiptare.

Bogdani, përveçse arqipeshkv i Shkupit, dijetar i fesë së krishterë, dhe një nga krerët e rezistencës antiosmane, a ka qenë një figurë përbashkuese dhe a është sot ai popullor ndër shqiptarë?!

Ky debat duhet bërë në katedra dhe në mënyrë transparente në mënyrë që të mos bëhet “qesim” në rrjetet sociale, sidomos nga ata që i fryjnë egërsisht përçarjes kombëtare.

Më pas, kur të përvijohen dy a tre rryma, apo edhe më shumë në debat, në fund le ta vendosë populli me referendum nëse është dakord që të përjetësohet një figurë e caktuar historike apo jo.

Është metodë demokratike që ndodh në çdo vend europian. Kjo pasi imponimi sjell hatërmbetje dhe krijon hendek përfaqësimi.

Shqiptarët e besimit mysliman nuk janë “numëror topi”, por janë qytetarët më të angazhuar në të gjitha trevat. Ata kanë tolerancë dhe zemërgjerësi, por kërkojnë që figurat historike dhe kujtesa e këtij kombi të mos bëhet nisur nga trajtime të njëanshme dhe aq më shumë tendencioze dhe që synojnë vënien e një pale kundër një tjetre.

Dhe më e patolerueshmja në këtë rast, është padyshim etiketimi i debateve të tilla me fjalor nga më të rëndomtët e mundshëm dhe duke sharë pa fre dhe pa asnjë etikë shqiptari shqiptarin. E pse?! Se ka një mendim ndryshe?!

Po fundja kjo është “A”-ja e çdo demokracie: vullneti i qytetarëve.

A nuk ndodhi kështu edhe me Enver Hoxhën, Stalinin, Lenini etj. Ata qëndruan për vite e vite mbi trotuar vetëm si bronze, e jo si statuja, dhe aq më pak të përjetshme. /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Erdogani këndon Kur’an për dëshmorët në xhami (video)

Erdogani këndon Kur’an për dëshmorët në xhami (video)

Noam Chomsky për Donald Trump-in: një shenjë e kobshme për racën njerëzore

Noam Chomsky për Donald Trump-in: një shenjë e kobshme për racën njerëzore

Mahnitëse! Djaloshi 3 vjeçar që ka mrekulluar botën (Video)

Mahnitëse! Djaloshi 3 vjeçar që ka mrekulluar botën (Video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni