Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM/ Nervozizmi i skajshëm i Ilir Metës te Zëri i Amerikës, dhe terri mediatik tek ne

by Te Sheshi
30/10/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM/ Nervozizmi i skajshëm i Ilir Metës te Zëri i Amerikës, dhe terri mediatik tek ne

Nga Bujar M. Hoxha

“Me qetësi dhe dashuri,” shprehja e famshme e kryetarit të Kuvendit, e Ilir Metës, e nxjerrë me mijëra herë prej gojës së tij si përgjigje për sulmet e kundërshtarëve politikë, nuk ka pirë ujë mbrëmë as për vetë të zotin.

I gjendur në SHBA për një vizitë, Meta u shfaq në ekranin e Zërit të Amerikës, dhe qe i shtruar në fjalën e tij për sa kohë që biseda vijonte në terma të përgjithshme. Gjithçka do të ndryshonte kur drejtuesja e lajmeve do të aludonte në pyetjen e saj për jetën luksoze të të ftuarit.

Jo i mësuar me kësi pyetjesh nga mediat shqiptare, Meta reagoi me nerv që në fillim, duke sjellë dhe një ashpërsim të gjuhës së gazetares, që më pastaj do ta shigjetonte atë më hapur. Kulmi i dialogut të padëshiruar qe sugjerimi ironik i Iliri Metës për ta parë gazetaren si kryeprokurore të Shqipërisë.

Duket se sulmet e pafundme ndaj personit të tij këtej nga ne, edhe pse asnjëherë të çuara në fund, por gjithsesi të papushimta, e kanë lodhur dhe ia kanë prishur qetësinë Ilir Metës. Mes goditjeve të njëpasnjëshme të opozitës, e në përpjekje për të mbajtur një drejtpeshim që është në fije të perit në ortakërinë me Edi Ramën, kryetari i LSI-së, e njëkohësisht i Kuvendit, ngjan t’ia kenë harxhuar energjitë që shpenzonte për t’u shfaqur i qetë dhe i urtë në mjediset politike e më gjerë.

Incidenti i mbrëmshëm me gazetaren e Zërit të Amerikës është sinjali më domethënës se në ç’situatë të vështirë është Meta, çka e bën atë që ta humbë toruan e të shfaqet para mijëra shikuesve ashtu siç nuk është parë asnjëherë.

Por nëse në SHBA nuk ka “pyetje të këqija,” ashtu siç edhe i kujtoi Metës gazetarja në studion e Zërit të Amerikës, krejt tjetër është ajo çka ngjet më së paku në shtypin tonë.

Një pjesë e mirë e organeve mediatike as nuk kanë guxuar ta përcjellin tensionin në intervistën e mbrëmshme. Edhe në e kanë bërë lajm daljen e Metës te Zëri i Amerikës, kanë përcjellë vetëm atë fill të bisedës që nuk të thotë asgjë, të përshkruar nga klishetë e zakonshme të kohës që po jetojmë.

Tek sheh mjete informimi që nuk përtojnë t’i lënë hapësirë gjithçkaje që ngjet e nuk ngjet këtu e jashtë vendit, habitesh se si misioni i ndërmarrë, “informimi” i njerëzve, nuk ua kërkon të pasqyrojnë diçka të ndodhur, më së paku pa koment, por thjesht si një përcjellje informuese.

Gazetarja e Zërit të Amerikës nuk bëri asnjë pyetje të jashtëzakonshme. Ajo thjesht përçoi me zërin e saj gjithçka që përflitet nën zë nga të tërë. Nuk shfaqi as një talent të spikatur gazetaresk, por ama u tregua e lirshme në punën e saj, e pyeti për atë që kishte në mendje. Krejt ndryshe, kolegët e saj përtej oqeanit, le që nuk munden t’i bëjnë pyetje të tilla, por nuk kanë guximin as t’i nxjerrin gështenjat me duart e të tjerëve.

Gazetarët e trembur dhe mediat që shkojnë andej nga fryn era i bëjnë dhe politikanët tanë më arrogantë, më shpërfillës, më moskokëçarës, duke ua bërë më të lehtë sundimin.

Veçse edhe kjo e mirë e ka një të keqe. Kur këta politikanë ndeshin në të tillë gazetarë si ajo e Zërit të Amerikës, nuk dinë nga të fusin kokën, të pamësuar me këtë sjellje normale prej profesionisti gazetarie, për të na u shfaqur më pas ashtu siç janë, pa “qetësi dhe dashuri”! /tesheshi.com/   

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Jahjaga sot i drejtohet Kushtetueses, nuk i bindi dot opozitarët për zhbllokimin e Kuvendit

Jahjaga sot i drejtohet Kushtetueses, nuk i bindi dot opozitarët për zhbllokimin e Kuvendit

Vijon tragjedia e refugjatëve në Egje: mbyten katër fëmijë

Vijon tragjedia e refugjatëve në Egje: mbyten katër fëmijë

FOTO/Ju prezantojmë Nothing, fshatin ku nuk banon askush

FOTO/Ju prezantojmë Nothing, fshatin ku nuk banon askush

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni