Tre kryeministrat, Rama, Vuçiç e Zaev, u takuan në mbrëmje në Tiranë, paralel me një protestë të Vetëvendosjes dega Tiranë, e cila kundërshtonte ardhjen e presidentit serb në kryeqytetin shqiptar.
Kryeministri Rama publikoi pajmet e takimit, i cili është i treti në radhë në kuadër të promovimit të projektit të Shengenit rajonal.
Ky takim i radhës mes tyre, pas atij të Novi Sadit e Ohrit, vjen në një klimë të nxehtë, e kjo pas refuzimit edhe më të fortë të Prishtinës, nxitur dhe nga deklarimet e fundit të Vuçiçit mbi ngjarjen e Raçakut. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1034948883532078/?t=11