Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shëndetësia kosovare në krizë anestezistësh: kufizohen ndërhyrjet kirurgjike

by te Sheshi
03/06/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Shëndetësia kosovare në krizë anestezistësh: kufizohen ndërhyrjet kirurgjike

Nga Bashkim Kastrati

Pacientët e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës shpesh duhet të presin me javë të tëra për të kryer operacione kirurgjike, dhe kjo ndodh edhe për faktin se në këtë qendër terciare të sistemit shëndetësor në Kosovë nuk ka anesteziologë të mjaftueshëm.

Drejtuesit e klinikave që më së shumti realizojnë ndërhyrje kirurgjike, janë ankuar vazhdimisht për mungesë të këtij profili mjekësor, ndërsa kanë thënë se mungesa e tyre kufizon ndërhyrjet kirurgjike edhe përkundër nevojave të pacientëve.

Drejtues të QKUK-së thonë se kjo qendër po përballët me mungesë të vazhdueshme të anesteziologëve dhe sipas tyre, kjo mungesë është si pasojë e largimit të anesteziologëve nga QKUK dhe shkuarjes së tyre në spitalet private.

QKUK-ja me këtë problem po përballet që nga paslufta, ndërsa edhe aktualisht nuk ka predispozita se ky problem mund të zgjidhet shpejt për shkak të pengesave të ndryshme, e që më kryesoret kanë të bëjnë me aspektin financiar dhe me punësimin e anesteziologëve në spitalet private, ku paguhen shumë më mirë.

Disa kirurgë kanë thënë për tesheshi.com se numri i vogël i anesteziologëve kufizon edhe operacionet ditore dhe shpesh prish planet e kirurgëve për të realizuar operimet e parapara, fakt ky që rezulton me shtyrjen e operimeve për pacientët e shtrirë sidomos në Klinikën e Kirurgjisë dhe atë të Ortopedisë.

E gjithë kjo situatë krijon mundim edhe për anesteziologët që aktualisht punojnë në QKUK, sepse ata përveç që duhet të asistojnë në operacionet që realizohet në klinikat e cekura më lartë sipas planit, ata duhet të lëvizin nga klinika në klinikë, për të asistuar edhe në rastet urgjente që vijnë në emergjencë nga aksidentet e ndryshme.

Anesteziologë e braktisin krejtësisht QKUK-në pasi që marrin një përvojë të mirë profesionale aty, ndërsa klinikat duhet pritur deri të bëhet specializimi i anesteziologëve tjerë dhe shpalljen e konkursit për pranimin eventual të tyre, gjithsesi nëse ka mundësi buxhetore për këtë.

Por ka edhe nga ata që punojnë në të dy sektorët edhe privat edhe në publik, ndërsa ka pasur raportime dhe dyshime se kur ka pasur raste urgjente në sektorin privat, anesteziologët kanë shkuar në orar të punës për të asistuar në spitalet private.

Drejtori i Klinikës së Anestezionit dr. Nehat Baftiu, ka thënë për tesheshi.com se QKUK ka mungesë të anesteziologëve dhe kjo për arsye se një numër i konsiderueshëm i tyre po shkojnë në klinika private ku pagat i kanë më të mëdha.

“Në fillim dua të ju informoj se për nevojat e QKUK-së sipas një projekti që e ka bërë prof. dr Stigliç nga Franca, duhen minimumi 75 Anesteziologë. Momentalisht jemi 46 (për 32 salla operative, kujdestari për 12 njësi operative, plus kujdestarë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, kujdestari në Kardiokirurgji). Jemi shumë pak për këtë vëllim pune. Anesteziologët po ikin (po e lëshojnë) punën në QKUK, për kushte më të mira. Pagat në sektorin privat i kanë nga 2500 – 3000 euro. Pastaj ka nga ata që kanë shkuar jashtë vendit. Vetëm vitin e kaluar 3 anesteziologë kanë shkuar në Gjermani”, thotë Baftiu.

Përpjekjet për specializimin e anesteziologëve

Faik Hoti, drejtor i departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë ka thënë për tesheshi.com se nëse shikohen të dhënat rreth numrit të kuadrove nga kjo fushë, Kosova në përgjithësi dhe Klinika e Anesteziologjisë kanë një kuadër solid në numra, për të mbuluar kërkesat e sallave operative me anesteziologë. Ai thotë se një numër i konsideruar i anesteziologëve janë para përfundimit të specializimeve, kështu që me specializimin e tyre, ky kuadër nuk do të ketë mungesa.

“Sidoqoftë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës është entitet i pavarur buxhetor prej janarit 2015 dhe ata mund të vendosin për rritjen e numrit të anesteziologëve në klinikën përkatëse, në përputhje me buxhetin që e kanë.

Sa i përket faktit që një pjesë e anesteziologëve punojnë edhe në sektorin privat, Hoti ka thënë se Ligji për Shëndetësi, me gjithë insistimin e MSh-së si sponzorizuese e tij që kjo të ndalohet, nuk ua ka ndaluar punonjësve shëndetësor që të punojnë edhe në sektorin publik, por edhe në atë privat. Ai thotë se anesteziologët sipas ligjit nuk mund të punojnë brenda të njëjtit orar edhe në njërin edhe në sektorin tjetër, por, pas përfundimit të orarit të punës në sektorin publik kanë të drejtë të punojnë pasdite në sektorin privat. Ai ka thënë se punonjësit shëndetësor gjithashtu mund të zgjedhin të punojnë në njërin ose tjetrin dhe se mund të punojnë në sektorin privat me orar të plotë tërë ditën, por në atë rast nuk mund të punojnë në QKUK.

“Prandaj, shumica e atyre që punojnë në publik, punojnë edhe në privat. Nëse ata respektojnë ligjin, që të mos punojnë në të njëjtin orar edhe në njërin edhe tjetrin, kjo nuk është ikje. Ikje do të ishte nëse gjatë orarit të punës në QKUK apo në ndonjë spital tjetër, shkojnë dhe ofrojnë shërbime në një spital privat”, theksoi Hoti.

Ndërsa sa i përket shtimit eventual të numrit të anesteziologëve, Hoti ka thënë se QKUK si pjesë e SHSKUK-së tashmë ka buxhetin e vet të ndarë prej MSH-së (86 milionë euro), derisa MSH ka buxhet prej 36 milionë euro dhe se do të jetë në autoritetin e vet QKUK-së të vendos rreth rritjes së numrit të anesteziologëve apo jo, ndërsa MSh do të përkrahë zgjidhjet që ata i vlerësojnë si më të drejta.  /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Next Post
Ja ç`na zhveshi prej leshit: studiuesja Edipe Selimi-Osmani, shpjegon shndërrimet ndër vite në “fashion”-in tonë

Ja ç`na zhveshi prej leshit: studiuesja Edipe Selimi-Osmani, shpjegon shndërrimet ndër vite në “fashion”-in tonë

Për femrat/ Modele çantash të parezistueshme për verën

Për femrat/ Modele çantash të parezistueshme për verën

Plas sërish në Ukrainë: rikthehen luftimet në kufi me Rusinë

Plas sërish në Ukrainë: rikthehen luftimet në kufi me Rusinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni