I vënë në krye të kauzës për TK-në e vjetër, aktori dhe regjisori Edmond Budina tha se shembja shënon instalimin e diktaturës.
“Me shembjen e teatrit u instalua diktatura. Fashizmi pushtoi Shqipërinë.
U bëj thirrje qytetarëve të ngrihen për revolucion. I bëj thirrje presidentit Meta që të shpërndajë parlamentin.
U bëj thirrje ambasadorit Soreca dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të reagojnë për këtë krim”, tha Budina. /tesheshi.com/