Vizita e kreut të CIA-s, John Brennan ka vijuar edhe me një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çakon. Brennan ka shkuar të vizitojë Çakon në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit.
Gjatë bisedës, sipas njoftimit, Brennan ka vlerësuar dhe përgëzuar bashkëpunimin e shkëlqyer me Policinë e Shtetit, veçanërisht me Drejtorinë e Antiterrorit.
“Ky bashkëpunim ka dhënë rezultate pozitive në ndjekjen e çështjeve të përbashkëta. Bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me agjencitë të tjera brenda dhe jashtë vendit është për t’u marrë shembull”, theksoi Brennan.
Brennan siguroi për vazhdimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit nga ana e CIA-s./tesheshi.com/