Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim prej një milion dollarë për informacione për një nga bijtë e ish-liderit të al-Kaedës Osama Bin Laden, njoftoi BBC.
Hamza Bin Laden është aktualisht kreu i një grupi militant, pohon qeveria e Shteteve të Bashkuara.
Supozohet se baza e tij është në kufirin midis Afganistanit dhe Pakistanit.
Pretendohet se gjatë disa viteve të fundit, aika nxitur ithtarë të tij të sulmojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë si një hakmarrje për vrasjen e babait të tij.
Tetë vjet më parë, Njësitë Speciale të Shteteve të Bashkuara vranë Osama bin Ladenin në qytetin pakistanez Abbottabad.
Hamz Bin Laden, i cili besohet të jetë 30 vjeç, është cilësuar si “terrorist” nga Shtetet e Bashkuara që dy vjet më parë. /tesheshi.com/