Koreja e Veriut dhe SHBA-të kanë ndërprerë të gjitha bisedimet pas kërcënimeve në rritje midis Donald Trump dhe Kim Jong-un.
Zyrtarët e Koresë së Jugut zbuluan se Uashingtoni ka shkëputur të gjitha kanalet e komunikimit me Phenianin pasi që të dyja palët vazhdojnë të flasin për luftë, raporton Daily star.
SHBA kanë hequr dorë nga të gjitha përpjekjet për të folur me Kim Jong-un pasi ai kishte shpërthyer bombën e tij të gjashtë bërthamore muajin e kaluar.
Tensionet mbeten të larta. Trump ka kërcënuar shkatërrimin total të Koresë së Veriut, ndërsa Kim Jong-un i është përgjigjur se do të shpërthente një tjetër bombë bërthamore.
Shpërthimi i fundit i bombës me hidrogjen nga Pheniani mendohet të ketë qenë me një forcë 10 herë më të madhe se bomba në Hiroshima. /tesheshi.com/