Gazeta serbe Veçernie Novosti bën të ditur se SHBA i ka kërkuar zyrtarisht hyrjen në dialogun e nivelit të lartë që do të zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për ta zgjidhur përfundimisht çështjen e Kosovës.
Gazeta citon burimet e saj për të raportuar se përfaqësuesi i SHBA do të jetë më shumë në nivelin e këshilltarëve.
Në mënyrë që kjo të ndodhë, SHBA po përpiqet të cilësojë ndërmjetësuesen e BE-së Federica Mogherini se ka dështuar në këtë proces.
Përfaqësuesi i SHBA nuk do të njihet si ndërmjetës zyrtar, sepse si Beogradi edhe Prishtina do të duhet të bien dakord për një ndryshim të formatit të negociatave – kështu që Beogradi mund të kërkojë përfshirjen e një përfaqësuesi rus nëse SHBA haptazi promovon një nga të vetët.
E përditshmja serbe thekson se në fund të vitit të kaluar, presidenti Aleksandër Vuçiç mori konfirmimin nga homologu rus Vladimir Putin, se pala ruse ishte gati të angazhohej në dialog, nëse kishte një përpjekje për ta zgjeruar atë duke përfshirë SHBA.
“Kjo është arsyeja pse opsioni tani është që përfaqësimi amerikan të jetë në nivelin e këshilltarëve”, thekson një burim diplomatik për gazetën Veçernie Novosti.
“Amerikanët nuk kanë qenë kurrë larg dialogut. Në të kaluarën, diplomatët e lartë amerikanë mbajtën takime në ambasadën amerikane në Bruksel me disa nga pjesëmarrësit në proces, por kuptuan se ata duhet të dalin në dritë”, citon gazeta diplomatin serb.
Si rregull, një përfaqësues i lartë i administratës amerikane do të ishte gjithmonë në Bruksel, kur të zhvillohen bisedimet e nivelit të lartë. /tesheshi.com/