Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të fusë për herë të parë fytyrën e një femre në bankonota. Fytyra e Harriet Tubma, skllave afro amerikane dhe lidere e lëvizjes abolicioniste gjatë Luftës Civile, do të shfaqet në monedhat 20 dollarëshe në vend të ish presidentit Andrew Jackson. Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Thesarit Jack Lew.
“Historia e saj e mrekullueshme e vlerave dhe luftës për barazi mishëron idealet për demokracinë që vendi ynë do të festojë”, – ka deklaruar Lew.
Ndër të tjera Lew ka lajmëruar se ndryshime do të bëhen edhe në monedhat 10 dhe 5 dollarëshe. Ndryshimet do të bëhen pas një dhjetëvjeçari, që është koha e duhur për krijimin e makinerive që do të prodhojnë bankonotat. /tesheshi.com/