Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të emërojnë një ambasador për Arktikun, mes rritjes së aktivitetit ushtarak rus në rajon.
Ambasadori i përgjithshëm (një ambasador me detyra të veçanta që nuk emërohet në një vend të caktuar) do të emërohet për të çuar përpara politikën e SHBA-së në rajonin e Arktikut, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi më herët për kërcënimin që paraqet Rusia në rajonet polare veriore.
Shqetësimet për hyrjen e Kinës në Arktik
Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për hyrjen e Kinës në Arktik, raporton BBC.
Ambasadori i ri i SHBA-së do të punojë me shtatë vende të tjera të Arktikut – Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Rusinë – si dhe me grupe indigjene dhe palë të tjera të interesuara, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.
Paqja dhe stabiliteti në rajon janë me “rëndësi strategjike kyçe” për SHBA-në dhe një prioritet për Sekretarin e Shtetit Antonio Blinken, shtoi Patel. /tesheshi.com/