Edhe pse ratifikimi i Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës u shty, kjo nuk i shmangu arrestimet e ndodhura jashtë, ku policia u vuri prangat shumë protestuesve, pothuaj të gjithë të Vetëvendosjes.
Ndër të arrestuarit janë Sadri Ramabaja, asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Drilon Pireva, Qëndron Kastrati dhe disa të tjerë, ku veçohet edhe djali i deputetes së VV-së, Donika Kadaj-Bujupi, Dardan Kadaj.
Megjithëse nuk pati incidente të rënda, policia është treguar e “pamëshirshme”, duke u mjaftuar thjesht t’i akuzojë për posedim mjetesh shpërthyese molotov e “t’i plasë brenda”. /tesheshi.com/