Mbas disa javësh protesta, të mbajtur gjallë dhe nga opozita e figura publike, siç Lubonja, banorë të zonës së “Astirit” kanë dalë me një listë me kërkesa drejtuar qeverisë, ngjashëm si studentët, jo me 8 por me 6 pika.
E ndërsa studentët të 8 pikat e kishin të fiksuara vetëm te aspekte të jetës universitare, protestuesit e “Astirit” marrin përsipër shumë më tepër se çështja e tyre, e cila lidhet me ndërtimin e Unazës së Re, ku si pasojë duhet të prishen banesat apo godina të tjera në pronësi të tyre. Ata madje shkojnë deri te kërkesa për plotësimin e kërkesave të studentëve dhe rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë.
Ato janë:
-Anulimi i projektit të Unazës së Madhe;
-Rifillimi i procesit të legalizimit për të gjitha banesat;
-Rregullimi i kushteve të transportit publik në kryeqytet;
-Ulja e çmimit të karburantit dhe rritja e cilësisë së tij;
-Tu jepen punonjësve të policisë rroga e 13 orët suplementare dhe pagesa e dietave;
-Plotësimi i kërkesave të studenteve dhe rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë.
Sa i përket situatës në terren, një pjesë e banorëve i janë nënshtruar ofertave qëveritare, të cilat kanë të bëjnë me pagesën e qerasë për tre vjet apo dëmshpërblimin, në varësi të raportit me pronën, nëse ka qenë ose jo e ligjshme, nëse ka qenë ose jo e legalizuar. Ndërsa një pjesë, edhe nën inspirimin e mbështetjen e opozitës, po vijon të protestojë pa pranuar zgjidhjen qeveritare. /tesheshi.com/