Shoqata serbe e ashtëquajtur si e familjeve të të vrarëve dhe të rrëmbyerve në Kosovë, njoftoi se kërkon mundësinë e një arrëveshjeje ligjërisht detyruese me Prishtinën, ku veriu i Kosovës të përfshihet në territorin e Serbisë, e gjithashtu kjo të ndodhë edhe me Republika Srpska në Bosnje.
Kjo shoqatë i ka dërguar një letër të hapur dyshes Johannes Han dhe Federica Mogherini, duke ia parashtruar këtë këkesë, që në fakt është “nxjerrja e kokës” për synimet e Beogradit ku përfshihet aneksimi i Republika Srpska dhe i Veriut.
“UÇK-ja nuk mund ta marrë tërë territorin e Kosovës. As muslimanët apo Federata e Bosnjës nuk mund ta marrë territorin e Republika Srpska”, thuhet ndër të tjera në letër.
Në letër evidentohet dhe fakti i prezencës së vendeve të shenjta serbe në Kosovë, duke veçuar Patriarkanën e Pejës apo Manastirin e Graçanicës. /tesheshi.com/