Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sekretet e fshehura në histori: Varshava apo “Parisi i lindjes”?

by te Sheshi
23/07/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 5 mins read
A A
Sekretet e fshehura në histori: Varshava apo “Parisi i lindjes”?

Pavarësisht vështirësive të së kaluarës, kryeqyteti i Polonisë vazhdon të ngrihet nga hiri i vet – dhe eleganca e dikurshme mund të shihet ende nga ata që dinë të shohin përtej sipërfaqes.  

Dikur e njohur si “Parisi i Lindjes” për bukurinë e vet baroke, Varshavës iu shkatërruan më shumë se 85 për qind e ndërtesave të saj midis trazirave të Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht të kaluarës së vështirë, kryeqyteti i Polonisë ende vijon të ngrihet nga hiri dhe eleganca e tij mund të pikaset ende nga ata që shohin përtej fasadave.

“Një burrë i mençur më tha dikur: kur sheh rreth e rrotull Varshavës, pyet veten nëse ajo që sheh është një ndërtesë e pistë apo një ndërtesë e shëmtuar”, thotë Nate Espino, i cili u zhvendos në këtë qytet nga San Francisko, 20 vjet më parë. “Kjo fjali më ka transformuar perceptimin tim, dhe në dy apo tre vjet disa ndërtesa të vjetra shkatarraqe tashmë janë pastruar me rërë dhe shkëlqejnë”.

Për shumë banorë të Varshavës, tërheqja e vërtetë e qytetit nuk qëndron në pamjen e jashtme, por në jetën e brendshme energjike. “Kur po zhvendosesha në Varshavë, nuk isha i sigurtë sesi do të ndjehesha në shtëpinë time të re”, thotë një guidë turesh turistike. “Çdo gjë u bë e thjeshtë pas një sezoni veror plot diell kur kalova shumë kohë me biçikletën time, duke vëzhguar jetën vibrante që rridhte prej kafeneve të vogla, relaksimit në brigjet e lumit Vistula, dhe nga të lexuarit për kohët e mira dhe të këqija të këtij qyteti mahnitës ”.

Banorët afatgjatë të qytetit bien dakord që Varshava është një qytet ku me pak eksplorim dhe shumë durim, shpërblehesh.

Përse e duan njerëzit këtë qytet?

Kryeqyteti polak është plot me surpriza në vende ku nuk i pret. “Zbulova një stacion skicimi në mes të qytetit, një  plazh tropikal në lumin Vistula dhe drerë që jetojnë lirisht në parkun Łazienki”, thotë franko-rusja Sasha Naslin, e cila u zhvendos në Varshavë nga  Belgjika tre vjet më parë dhe merret me blogje interneti për guida alternative.

Ndarë nga lumi Vistula, qyteti nuk ka qendër specifike por më shumë dy anë me personalitete të ndryshme. “Bregu perëndimor është plot shkëlqim, plot me skena të gjalla të jetës së natës, ndërsa bregu lindor është rizbuluar nga artistët, duke ofruar një atmosferë autentike”.

Ka nga ata që janë të dashuruar me lagjen bohemiane Praga në bregun lindor të lumit, me baret e saj alternative, teatrot dhe artin e rrugës.

Varshava pulson me energji që vjen nga gjendja e saj e përhershme e rishpikjes.

Banorët vlerësojnë sidomos “qytetin me madhësi humane”, që e bën atë të menaxhueshëm dhe me qasje për të sapoardhurit. “Secila nga 18 lagjet ka një market të ushqimeve të freskëta, një park me shumë aktivitete në kohën e verës, bare lokale dhe vende për të zbuluar artistë të rinj”, thotë Lyzëa.

Varshava pulson me energji që vjen nga gjendja e saj e përhershme e rishpikjes dhe rindërtimit fizik të qytetit që vijon. “Krakova ka vare që kanë qenë të tillë që prej shekullit të 15-të, ndërsa Varshava ka përjetuar ndryshime me lagje të tëra të jetës së natës të ndërtuara dhe të zhdukura brenda dekadës”, thotë Espino. Ky dinamizëm përzierë me rivalitet me qytetet e tjera fqinje, më tradicionale dhe më miqësore me turistët, sidomos Praga, krijon një energji unike që blogerët e krahasojnë me Pekinin “vetëm se në një shkallë shumë më të menaxhueshme”.

Si është të jetosh të Varshavë?

Gjëja e parë që duhet të mësojne banorët është të dinë sesi të kenë qasje në rrugët kaotike. “Jeta është e shpejtë në Varshavë. Duhet të mësosh të ngasësh makinën si askund tjetër në Poloni”, thotë një blogere. “Duhet të jesh dinamik, të përdorësh të gjitha mundësitë për të hyrë në rrugë dhe të marrësh vendime të shpejta kur ndryshon korsi”.

Për ata që duan të shmangin kaosin, metroja relativisht e re ofron një zgjidhje. “Trafiku ta shpif, kështu që unë zgjedh metronë, që është ende në fillimet e veta por është goxha e mirë dhe arrij të shmang trafikun e orës së pikut”, thotë Espino. “Transporti publik është pothuajse i përballueshëm, duke kushtuar 69 për qind më pak sesa në Londër, sipas sajteve krahasimore.

Në fakt, banorët mburren sesa shumë më shumë i përballueshëm është qyteti krahasuar me kryeqytete të tjera evropiane, me strehimin që kushton rreth 60 për qind më pak dhe ushqimin pothuajse gjysmë për gjysmë me atë që do kushtonte në Londër apo në Paris.

Ç’mund të nevojitet tjetër?

Banorët e rinj të qytetit që nuk janë vendas, duhet ta nisin qëndrimin e tyre në pranverë ose në verë, sipas vendasve. “Dimrat janë gri dhe ditët të shkurtra, që janë gjëra më të këqija sesa i ftohti”, thotë Espino. Të zhvendosesh gjatë muajve më të ngrohtë dhe me diell, mund ta bëjë përshtatjen shumë më të lehtë.

Të jesh i lumtur në Varshavë varet nëse do të jesh në gjendje të bësh miq vendasit, dhe grupet me interesa të përbashkëta janë një mundësi e mirë.

Kur shëtit në Varshavë pyet veten: A është kjo një ndërtesë e shëmtuar apo e vjetër?Shumë njerëz flasin një anglishte të rrjedhshme në Varshavë, kështu që për të huajt është e lehtë të përshtaten, por banorët theksojnë rëndësinë e të mësuarit polonisht si mënyrë për të qenë vërtet pjesë e tyre, e Varsovianëve, siç e quajnë veten.

Shpirti i qytetit fshihet nëpër histori

Polakët janë një popull i ndryshëm kur flasin anglisht, nga sa janë në polonisht. Ata janë shumë më të rezervuar në anglisht që e konsiderojnë një gjuhë biznesi, dhe nuk e vrasin mendjen të miqësohen në këtë gjuhë.

Por, investimi në të mësuarit e polonishtes ia vlen për të zbuluar historinë dhe energjinë e Varshavës. Shpirti i qytetit fshihet nëpër histori, dhe nëse miqësohesh me banorët e Varshavës ata mund të të çojnë në vende ku dëshirojnë edhe vetë të shkojnë, për të mësuar të vërtetat.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë
Amerika

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Next Post
Basha bllokon foltoren e parlamentit, Rama i LSI-së i ankohet Ruçit: pse nuk e liron?

Rama akuzon KPK-në për standarde të dyfishta në Veting

Vetingu, KPK nxjerr “të palarat” për dy gjyqtarë

Vetingu, KPK nxjerr “të palarat” për dy gjyqtarë

Drejt Shqipërisë për pushime, vetëvendosësi arrestohet në sy të gruas

Drejt Shqipërisë për pushime, vetëvendosësi arrestohet në sy të gruas

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni