Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

    Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

    Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

    Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

    Jack Ma, rishfaqje në Kinë pas muajsh “zhdukjeje”

    Jack Ma, rishfaqje në Kinë pas muajsh “zhdukjeje”

    “Vdekja fisnike” e një kosovari në SHBA

    “Vdekja fisnike” e një kosovari në SHBA

    Pakistan: ish-kryeministri kërcënohet me vdekje nga ministri

    Pakistan: ish-kryeministri kërcënohet me vdekje nga ministri

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Një forcë ajrore po lind në veri të Evropës

    Një forcë ajrore po lind në veri të Evropës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Së shpejti, RTSH-ja me kanale digjitale pa pagesë në gjithë Shqipërinë

Nga te Sheshi
07/04/2017
në Kulturë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Së shpejti, RTSH-ja me kanale digjitale pa pagesë në gjithë Shqipërinë

Nga Vepror Hasani

Tashmë lajmi i mirë ka mbërritur në çdo cep të vendit. Së shpejti Radiotelevizioni Shqiptar do të ofrojë për shikuesin e vet një sërë kanalesh dixhitale pa pagesë në gjithë Shqipërinë. Disa prej tyre mund t’i përmendim që tani: RTSH- HD, RTSH2- HD, RTSH3- HD, RTSH- Sport, RTSH- Film, RTSH- Muzikë, RTSH- Shqip, RTK (Radiotelevizioni Publik i Kosovës), RTSH- Lajme, RTSH- Reportazhe etj. Numri i kanaleve dixhitale falas do të jetë shumë më i madh se kaq; fillimisht 12. Bëhet fjalë për një lajm të madh, të shumëpritur dhe të ëndërruar prej vitesh nga shqiptarët. Bashkatdhetarët që ndodhen jashtë vendit, Televizionin Shqiptar mund ta njekin nëpërmjet satelitit (TVSH-Satelit), kudo që të jenë. Gama e produkteve do të jetë e larmishme dhe mbresëlënëse. Një armatë e madhe profesionistësh është vënë në shërbim të teleshikuesit të Radiotelevizionit Shqiptar.

Dixhitalizimi i mediave audiovizive është projekt madhor i Radiotelevizionit Shqiptar, investimet po përballohet tërësisht prej tij, nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizinit Shqiptar, Thoma Gëllçi. Tirana, Durrësi, Kavaja, Lushnja, Berate Kukësi, Pogradeci, Korça, Gjirokastra etj kanë qenë ndër të parat që u pajisën  me stacione të reja transmetimi. Procesi i nisur me Radiotelevizionin Shqiptar do të vijojë me operatorët privatë. E tjetërsuar do të shfaqet edhe Radio Tirana me tri stacionet e saj: Radio Tirana, Radio Tirana 2 dhe Radio Tirana 3.

Mjafton një dekodër DVB-T2

Programet e dixhitalizuara mund të shihen nga kushdo, pavarësisht nga televizori nëse është tip ri apo i vjetër, mjafton të pajiset me dekoderin DVB-T2, kurse për familjet që janë në vështirësi ekonomike, pajisja do të subvencionohet nga shteti. Kjo teknologji e standarteve europiane mundësohet prej kanalit 34 UHF. Cilësia e figurës dhe e zërit është e nivelit më të lartë bashkëkohor, realizuar prej kompanisë gjermane Rhode&Schwarz. Dixhitalizimi mundëson për publikun shumëfishimin e kanaleve të transmetimit, shikueshmëri më të lartë prej tij, pasi televizionet nuk do të mund të operojnë më si parë, përmes skemave të tipit: lajme me vëmendjen te politika –  programe argëtuese – filma – reklama dhe kaq.

Koha televizive për politikën do të kalojë në plan të dytë. Publiku gjithnjë e më shumë do të përzgjedhë nga shumëllojshmëria e programeve që do t’i ofrohet, veçanërisht sportin, filmin, dokumentarin, humorin, programet për fëmijë, spektaklin, temat sociale, emisionet edukative, informuese, investiguese, shëndetësore etj, por jo aq shumë politikë sa është konsumuar deri më sot.

Televizioni shqiptar,  surprizë e përhershme

Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme bënë të ditur se Radiotelevizioni shqiptar ka për të qenë surprizë e përhershme për adhuruesit e lajmit dhe të informacionit, të sportit, teatrit, kinematografisë, muzikës, filmit, pikturës etj. Për të gjithë do të përgatiten programe cilësore. Shumë shkurt mund t’ju bëjmë të ditur çfarë do të ketë për sportdashësit në 5 vitet e ardhshme: Europiani 2020 (faza finale), Nations League 2018/2019, Nations League 2020/2021, Ndeshjet kualifikuese të Kombëtares për Euro 2020 dhe Botërorit 2022, Kupa e Konfederatave 2017 (ekskluzive), Kupa e Botës Rusi 2018 (ekskluzive), Kupa e Konfederatave 2021 (ekskluzive), Kupa e Botës Katar 2022 (ekskluzive).

Do të transmetohen edhe një sërë ekskluzivitetesh të tjera si: MOTO GP, Europa League, Kualifikueset e Evropës për Botërorin 2018, Kualifikueset e Amerikës Latine për Botërorin 2018, Euroleague, NBA (fazat finale), Roland Garros, Tour de Francë, Kampionati Botëror i Atletikës, Londër 2017, Kampionati Shqiptar i futbollit, Superliga (1 ndeshje në javë), Kampionati Shqiptar i futbollit, Kategoria e parë, Ndeshjet e ekipit Kombëtar U 21, Kampionatet kombëtare të lojrave me dorë dhe Përfaqsueseve shqiptare të tyre, e shumë të tjera.

RTSH-ja ekrani kryesor i shqiptarëve

Thoma Gëllçi, Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar, i pyetuar në lidhje me procesin e transmetimeve dixhitale që do t’i ofrohen së shpejti publikut shqiptar, tha: “Ëndërroja gjithnjë për një televizion publik në shërbim të publikut, ku flitet për njerëzit, hallet, shqetësimet e gëzimet e tyre, ku ata janë në qendër të vëmendjes, dëgjohet mendimi i tyre dhe bëhen personazhe të programeve tona. Besoj se ëndërra ime po realizohet. Në pak kohë bëmë transformimin e plotë të Radiotelevizionit shqiptar. Shumë shpejt, pa asnjë pagesë shtesë, RTSH-ja do të çojë në familjet e shqiptarëve, përmes kanaleve të shumta, lajmin dhe jetën reale të njerëzve, humorin, filmin, teatrin, koncertet, festivalet, sportin, reportazhin, programet argëtuese e gjithçka tjetër që shkon në shërbim të publikut. Në ditë festash do të çojmë gëzim në shtëpitë e tyre përmes programeve të realizuara me përkushtim, fantazi e profesionalizëm. Do të rrisim bashkëpunimin me televizionet e huaja. Jam i sigurtë që Radiotelevizioni shqiptar do të jetë ekrani kryesor i shqiptarëve, konkurues i denjë në tregun mediatik”.

Konkurenca në plan të parë

Me dixhitalizimin kalohet nga transmetimi analog në atë numerik, rritet ndjeshëm numri i kanaleve, konkurenca bëhet më e fortë, shmanget përfundimisht monopoli në tregun mediatik. Kërkohen investime më të mëdha dhe teknologji bashkëkohore. Vëmendja përqëndrohet te cilësia e programeve, te shumëllojshmëria e tyre dhe te profesionalizmi. Tregu përcakton renditjen e televizioneve; kush është i pari, kush i fundit dhe kush del nga tregu mediatik. Dixhitalizimi ofron mundësi për hyrjen në treg të operatorëve të rinj, pasi edhe numri i licensave kombëtare do të rritet. Seleksionimi mbetet proces i përhershëm që nuk fal askënd. E drejta e autorit do të respektohet dhe nuk do të ndodhë më si më parë. Gjithkush e gjithçka zë vendin e vet. Kërkohet të jesh më i miri; kjo është çështja. Nga të gjitha këto përfiton publiku shqiptar. Rrjetet kabllore për shkak të dixhitalizimit do të ulin çmimet, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me tarifat e reklamave, gjë që do të rrisë mundësinë për një numër më të madh biznesesh që mund të reklamojnë shërbimet e tyre. Gjithashtu përfitues do të jetë edhe Televizioni Publik shqiptar, i cili vë në dispozicion të operatorëve lokalë platformën e ngritur nga vetë ai, prej së cilës do të sigurojë të ardhura të plus, të cilat do të shkojnë për shikuesin e tij. Kjo është dhe një arsye më shumë pse Drejtori i Përgjithshëm, Thoma Gëllçi, thotë: “Jam i sigurtë që Radiotelevizioni shqiptar do të jetë ekrani kryesor i shqiptarëve”. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”
Sociale & Shoqëri

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

28/03/2023
Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH
Kronikë

Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

28/03/2023
Sendet e Maradona-s, në një ekspozitë në Napoli
Sport

Sendet e Maradona-s, në një ekspozitë në Napoli

28/03/2023
Lajme të tjera
Qeni thyen rekordin e kërcimit në litar

Qeni thyen rekordin e kërcimit në litar

Brbabiç dhe Daçiç, beteja Moskë-Berlin për kryeministrin e Serbisë

Brbabiç dhe Daçiç, beteja Moskë-Berlin për kryeministrin e Serbisë

Nata kur u vra Martin Luther King: historia e panjohur e një fotografi

Nata kur u vra Martin Luther King: historia e panjohur e një fotografi

TË FUNDIT

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

1 orë Më parë
Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

2 orë Më parë
Sendet e Maradona-s, në një ekspozitë në Napoli

Sendet e Maradona-s, në një ekspozitë në Napoli

3 orë Më parë
Pse po korrigjohen librat e Agatha Christie?

Pse po korrigjohen librat e Agatha Christie?

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

28/03/2023
Nga zemra e Serbisë drejt Mekës me motor

Nga zemra e Serbisë drejt Mekës me motor

27/03/2023
Trazirat bankare, “potencial” për të shkaktuar një krizë globale

Trazirat bankare, “potencial” për të shkaktuar një krizë globale

27/03/2023
Pse po përplasen artistët me Inteligjencën Artificiale?

Pse po përplasen artistët me Inteligjencën Artificiale?

27/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist