Marrëdhëniet diplomatike midis Katarit dhe katër shteteve të Gjirit janë rivendosur plotësisht, thanë autoritetet saudite të martën pas një takimi rajonal.
“Sot, u vendos që, në sajë të mençurisë së udhëheqësve të Gjirit dhe Egjiptit, ne të kthejmë faqen dhe të rinovojmë marrëdhëniet diplomatike me Katarin,” tha kreu i diplomacisë saudite, Princi Faisal bin Farhan al Saud.
Deklarimi i tij erdhi pasi udhëheqësit e Gjirit nënshkruan një marrëveshje mbi “solidaritetin dhe stabilitetin” në Arabinë Saudite gjatë samitit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC).
Një krizë diplomatike shpërtheu në vendet e Gjirit në 5 qershor 2017, kur Arabia Saudite, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti, ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin. /tesheshi.com/