Një gjykatë saudite nisi këtë të martë procesin e gjykimit të Sheikh Selman el-Awde, një mendimtari të njohur të botës arabe dhe asaj islame.
Janë 37 akuzat që rëndojnë mbi të dhe një pjesë e opinionit druhet se ai mund të dënohet me vdekje.
I njohur si një ndër figurat e Këshillit Botëror të dijetarëve muslimanë, autor u shumë librave me tematika sociale, Selman el-Awde u arrestua një vit më parë nga autoritetet saudite, pjesë e një vale ndëshkimore ndërmarrë nga Princi bin Selman, ndaj një elite fetare dhe ekonomike të Mbretërisë.
Si shkak konkret arrestimi, mendohet të jetë një lutje e publikuar prej tij për “bashkim zemrash”, sapo është njoftuar për një bisedë telefonike mes Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad dhe princit të Kurorës, Muhamed bin Selman.
Në fakt janë dy liderë në armiqësi me njëri-tjetrin, ku prej gati dy vitesh Arabia Saudite udhëheq një bllokadë ndaj Katarit, nën akuzën se financon terrorizmin. /tesheshi.com/