Ka nisur paraditen e kësaj të premteje në Tiranë Samiti i dytë i Diasporës, ku nën atmosferën e rënduar politike janë dhënë mesazhet e para “patriotike” për tejkalimin e krizës në interes të kombit.
Ka qenë shqiptari më i pasur i Maqedonisë e një ndër më të pasurit e botës shqiptare, Lazim Destani, ai që në fjalën e vet përshëndetëse apeloi që “interesat politike e partiake duhet të tejkalohen për hir të kombit”.
Duke bërë thirrje për investime të fuqishme të diasporës në Shqipëri e Kosovë, Destani tha se “zhvillimi ekonomik i vendit tonë është me rëndësi parësore për të ardhmen e kombit shqipotar në rajon”. /tesheshi.com/