Në fjalën e vet përshëndetëse në Samitin e dytë të Diasporës, presidenti Thaçi u përbetua se nuk do të ketë shkëmbim territoresh të Kosovës, siç tha, vetëm “kur të shkelet mbi trupin e tij”, por korrigjim pse jo.
“Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk do të ndodhë. Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askënd nuk do të lejojmë të bëjë pazar me kauzën. Pa shkelur mbi trupin tim nuk do ta cënojë askush territorin e Kosovën, asnjë pjesë të territorit. Për ndarje të Kosovës, dhe ata që flasin sot, janë ata që kanë ndihmuar Millosheviçin.
Korrigjimi i kufijve – Po. Sepse nuk ka njeri në botë që ma mohon angazhimin tim për bashkëngjitjen me territorin e Kosovës pa u cënuar territori.
Jemi në një konflikt të ngrirë që duhet ta tejkalojmë”, tha Thaçi. /tesheshi.com/