Kur flet për ndeshjet e Nojshtad në kategorinë e dytë të Austrisë, lajm është kur Hamdi Salihi nuk shënon gol. Sepse shkodrani javë pas jave, shënon gola të rëndë. Herë dy, herë tre, madje edhe katër…se njërin e ka patjetër “racion”.
Racionin ka bërë 34-vjeccari shqiptar edhe në ndeshjen e së martës, kur skuadra e tij fitoi jashtë fushe, kundër Vatens. Pikërisht goli i tij në minutën e 83-të të ndeshjes, i ka dhënë Nojshtadit tri pikët, si edhe shkëputjen po me tri pikë nga rivali më i afërt, në krye të klasifikimit.
Duke marrë ekipin për dore, Salihi është kthyer në idhull të tifozerisë së Nojshtad, e jo rastësisht sulmuesi shqiptar iu drejtohet atyre pas ccdo goli, duke treguar zemrën.
Mos ndoshta shkodrani “po i detyron” vëzhguesit e Kombëtares ta thërresin me “se s’bën” në ndeshjet e radhës?
Diccka e tillë nuk dihet me siguri, por ai që dihet e shihet, është kontakti me golin që sulmuesi ka, veccanërisht këtë muaj që po mbyllet. /tesheshi.com/