Një zyrtar i lartë i Federatës Egjiptiane të Futbollit (EFA) ka kërcënuar familjen e Mohammed Salah, pasi ky i fundit fajësoi pikërisht këtë federatë it për dështimin në Botërorin e Rusisë.
Kaled Lateif, një anëtar i bordit drejtues të Federatës Egjiptiane, paralajmëroi Salahun dhe i kujtoi atij se ai nuk mund të jetë banor i Egjiptit, por nëna e tij është.
“Dua t’i kujtoj Mo Salah se nëna e tij është ende në Egjipt. Ju jeni jashtë vendit dhe mund të bëni atë që dëshironi. Kush e kupton, kupton”, shkroi Lateif në Twitter, gjë që ka sjellë një furtunë reagimesh. Dhe kjo nuk është hera e parë që ylli egjiptian, shpirti i Liverpool-it prej dy sezonesh, ka fërkime me drejtuesin e futbollit në vendin e tij.
Komenti i tij u botua pak pasi Salah postoi dy pamje në faqen e tij në Facebook duke kritikuar EFA-n për ndeshjet e dobëta të ekipit kombëtar në Rusi.
Egjipti përfundoi garën si i fundit në grup, pas Rusisë, Uruguait dhe Arabisë Saudite. Madje u mund dhe nga kjo e fundit, një ndeshje ku Salah shënoi të vetmin gol, në dy ndeshje që luajti. /tesheshi.com/