Arqipeshkevi i dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra, ka ndërfutur një mesazh në lidhje me sagën e pazakontë të vrasjeve në Shkodër, e kjo gjatë një meshe në katedralen “Shën Shtjefni” për 200-vjetorin e lindjes së arbërëshit Andon Santori.
Një ditë pas vrasjes së dyfishtë të dy vëllezërve, Astrit e Brahim Biliali, kleriku i lartë katolik përcolli apelin e mos të ushqyerit me krenarinë e vrasjes.
“Vetëm si shkak i krenarisë që kemi kur gabojmë disa pranojnë që ti fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen edhe kur e dinë se janë gabim. Kjo nuk është gjëja e duhur” deklaroi Massafra.
Sipas tij, kjo nuk është rruga drejt parajsës. /tesheshi.com/