Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sadiq Khan: nuk do të jetë e lehtë këtë Ramazan, më shumë do ndjej mungesën e kafesë

by te Sheshi
06/06/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Sadiq Khan: nuk do të jetë e lehtë këtë Ramazan, më shumë do ndjej mungesën e kafesë

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan me anë të një editoriali të publikuar në gazetën “The Guardian” shpreh ndjesitë e tij personale për muajin e Ramazanit duke apeluar njerëzit për më shumë punë në komunitet e për të mos pasur frikë nga besimi i tjetrit.

“A është e guximshme të jesh kryebashkiaku i parë musliman dhe të mos kesh frikë të jesh musliman? Unë nuk e cilësoj veten një politikan musliman, nuk jam një zëdhënës musliman apo lider, edhe kjo është e rëndësishme të sqarohet pasi përndryshe je i përcaktuar vetëm nga besimi. Ne kemi disa identitete –  unë jam londinez, bird he baba – dhe bashkia e qytetit nuk është një katedër.

Por kur nis Ramazani, unë bëhem i ndërgjegjshëm sesa mundësi e madhe është të bësh gjëra së bashku në komunitet dhe të thyesh misticizmin dhe dyshimet rreth fesë. Nëse je dikush që nuk ke miq muslimanë dhe eksperienca jote e vetme për Islamin është ajo që sheh në lajme, – burri i zemëruar me mjekër që thotë apo bën diçka të tmerrshme – atëherë në mënyrë të pandërgjegjshme ti e lidh atë me Islamin dhe mendon se kjo është gjithçka ai është. Kështu, unë e bëj prioritet këtë muaj të dal atje jashtë për ju dhe të ndërtoj ura duke shtruar vakte për Ramazan rreth e rrotull qytetit në sinagoga, kisha dhe xhami.

Mënyra më e mirë që njerëzit të kuptojnë besimin e njëri-tjetrit është të ndajnë së bashku eksperiencat. Agjërimi është një mënyrë e mirë për të bërë një gjë të tillë, pasi nëse e thyen bukën me dikë, duke ftuar jo muslimanë të hanë iftarin së bashku, kjo tregon se nuk ke të bësh me diçka të frikshme apo të çuditshme.

Kur isha duke u rritur, njerëzit duhet t’ia shpjegonin të tjerëve përse nuk hanin. Tashmë, në një qytet kozmopolitan si Londra, ku për 1 mijë vjet ka pasur një shkëmbim të lirë të tregtisë, ideve, njerëzve dhe kulturave, pjesa më e madhe e njerëzve njohin dikë, në punë apo nëpërmjet miqve, që do ta kalojë këtë muaj duke agjëruar. Pyetini ata sesi janë. Kjo sjell një ndryshim të madh kur dikush kalon disa minuta duke u siguruar sesi po kaloni. Kam pasur miq që kanë agjëruar për solidaritet – ata nuk ia dilnin gjithnjë deri në fund të ditës, por ishte një gjest i këndshëm.

Këtë vit do të jetë veçanërisht e vështirë. Për shkak të kalendarit lunar, Ramazani zhvendoset pas me 12 ditë për çdo vit dhe tani ne jemi në kulmin e ditëve të gjata të verës. Pjesa më e madhe e ditëve të agjërimit do të jenë 19 orëshe. Është e frikshme. Axhenda ime është plot për Ramazan – kemi referendumin për BE që po afrohet dhe mund të ndodhë që unë ta thyej agjërimin me ndonjë gotë uji në ndonjë aktivitet. Vitin e kaluar, ne patën një fushatë të madhe selektimi për Ramazan, kështu që unë u përballa me shumë ngutje nëpër vapë, ndërsa agjëroja. Kjo është pjesë e së gjithës. Ajo që nuk duhet bërë është të përpiqesh të ndryshosh krejtësisht stilin e jetës, për shkak se një gjë e tillë e vë poshtë sakrificën. Sigurisht, ka edhe përjashtime islamike në rast se agjërimi ndikon në performancën tënde si kirurg truri apo nëse je në ushtri, por është madhështore të shohësh sesa shumë mund të durojë trupi dhe vërtet duron – shumë më tepër sesa e merrni me mend.

Çdokush që me njeh, e di sa i mjerë jam gjatë Ramazanit. Disa do të thonin se unë jam i mjerë tërë vitin, por agjërimi më ndikon tek humori. Ajo që ia ndjej më shumë mungesën është kafeina: unë shkojë në shumë e shumë takime të mërzitshme (jo këtë vit, sigurisht, pasi tani kam punën më të mirë në botë) dhe kam nevojë për kafeinë që të vazhdoj. Kështu, këtë vit, si përgatitje, shkurtova sasinë e kafeinës. Ushqimi nuk është problem – e kalon. Miti tjetër i madh është se humbet peshë gjatë Ramazanit. Nuk është e vërtetë. Pjesa ime që po shkruan tani po përpiqet të tregojë se është e mundshme që të jesh dikush me vlera liberale perëndimore dhe musliman i mirë. Zgjedhja ime më 5 maj provoi se Londra besoi se mund t’i bësh të dyja në të njëjtën kohë.

Sipas sondazheve të zhvilluara nga kompania ICM, disa vjet më parë, muslimanët britanikë janë grupimi më bamirës në vend, dhe unë besoj shumë se kjo do të ndodhë për Ramazan : është një muaj sacrifice, refleksioni dhe përuljeje.

Është edhe një nivelues i vërtetë, gjithashtu, nuk mund të mos kesh dhimbsuri. Për shembull, si kryebashkiak i Londrës, jam më shumë i vetëdijshëm se kurrë më parë se në këtë qytet, i pesti më i pasuri në botë, 100 mijë njerëz u detyruan të merrnin ushqim falas vitin e kaluar – dhe unë mundem, në një farë mase, ta kuptoj këtë përvojë. (E them këtë me vetdijën se në të kundërt të njerëzve të pastrehë, unë kam një gosti të madhe në fund të ditës)

Ekziston një rol që muslimanët luajnë në syrin e publikut: të sigurojnë të tjerët se janë OK. Nuk është për shkak se ne jemi më të përgjegjshëm, por për shkak se jemi më efektivë. Nuk ka pse të shpallësh nga maja e çative – ka të bëjë me eksperiencën e përbashkët. Ne kemi qytetin më të ndryshëm në botë, por ne nuk kemi përzierjen e plotë të njerëzve, unë dëshiroj të aftësoj njerëzit të kenë ndjesinë se i përkasin qytetit”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës
Sociale & Shoqëri

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025
Next Post
Kupa e Amerikës: Uruguaji vuan mungesën e Suarez-it dhe humbet ndaj Meksikës

Kupa e Amerikës: Uruguaji vuan mungesën e Suarez-it dhe humbet ndaj Meksikës

Një recetë natyrale që ju ndihmon për të luftuar kolesterolin

Një recetë natyrale që ju ndihmon për të luftuar kolesterolin

Sulmet ajrore vijojnë të marrin jetë njerëzish në Halep

Sulmet ajrore vijojnë të marrin jetë njerëzish në Halep

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni