Pyjet nëpër botë po shkatërrohen dita-ditës për t’i lënë vend qyteteve dhe rrugëve të reja. Përafërsisht çdo minutë shkatërrohen hapësira me madhësinë e 48 fushave futbolli.
Gati gjysma e pyjeve tropikale në botë janë zhdukur duke lënë pasoja edhe tek kafshët që jetonin në to.
Sipas WWF gjysma e pemëve të prera në mënyrë joligjore përdoren për t’u ngrohur ndërsa pjesa tjetër për drurin dhe vajin.
Me shpyllëzim nënkupton dhe fundi i jetës së 80 për qind të gjallesave që jetojnë në to si dhe një dëm shumë i madh për fermerët të cilët shpresojnë për pak shi për të mbjellat e tyre.
Pa përmendur pastaj faktin që ndikon në ndryshimin e klimës dhe në ndotjen e ajrit për shkakk të karbonit të lëshuar në ajër.
Çfarë duhet të bëjmë ne si individ konkretisht? Të përdorim mënyra të tjera ngrohjeje, të përdorim materiale të reciklueshme brenda mundësive. Gjithashtu duhen edukuar familjet dhe fëmijët tanë me një kulturë dedikuar mbrojtjes së ambientit. /tesheshi.com/