Kështjella e Hirushes në Walt Disney World Resort të Floridas aktualisht nuk është e ndërtuar prej gurjeve. Muret e saj janë të bërë nga beton i armuar, i cili është projektuar për të imituar pamjen e gurit ose tullave.
Struktura e brendshme e ndërtesës përfshin 600 ton inkuadrim çeliku, ndërsa pjesa e jashtme është më së shumti e mbuluar me suva.
Kjo suva është përforcuar me fibër dhe është bërë me gips. Pjesë xhami janë përdorur për ndërtimin e Kështjellës së Hirushes, ndërsa pjesa e çatisë në kështjellë është bërë më së shumti nga materiale plastike. Kështjella, për ndërtimin e së cilës u deshën rreth 18 muaj në vitin 1970, u dizenjuar për t’i bërë ballë erërave dhe stuhisë. /tesheshi.com/