Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se një ushtar u vra në fundosjen e anijes “Moskva”-s javën e kaluar, ndërsa 27 rezultojnë të zhdukur, raporton SkyNews.
Agjencia RIA Novosti njoftoi gjithashtu se 369 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan.
Javën e kaluar, kryqëzori rus “Moskva”, anija kryesore ushtarake e Flotës së Detit të Zi, u mbyt. Rusia pretendoi se anija u mbyt pasi një zjarr shkaktoi një shpërthim municioni.
Menjëherë në mëngjesin e njëjtë, para se anija të fundosej, Ukraina njoftoi se “Moskva” ishte sulmuar nga forcat e tyre dhe ishte goditur nga dy raketa Neptun.
Menjëherë pas aksidentit, Rusia njoftoi se i gjithë ekuipazhi i anijes, për të cilën media supozon se ka rreth 500 anëtarë, ishte shpëtuar. Por nuk është shpjeguar se nga ka ardhur historia e një të vdekuri dhe 27 të zhdukurve.
Shumë besojnë se numri i vdekjeve në Moskë është tejet më i lartë. /tesheshi.com/