Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia ka shkatërruar armët e fundit kimike më 27 shtator, dhe i ka bërë thirrje SHBA-së që të përmbushë obligimet e saja ndërkombëtare.
“Sot, municioni i fundit kimik rus është shkatërruar”, ka thënë Putin përmes një video-regjistrimi.
Presidenti rus, e quajti këtë si hap “historik dhe të madh drejt një bote moderne, më të balancuar dhe më të sigurtë”.
“Ne presim që këto përpjekje të Rusisë për të eliminuar armët kimike do të jenë shembull për vendet tjera”, ka shtuar Putin.
“Shtetet e Bashkuara, “atkeqësisht nuk po i’u përmbahen obligimeve kur bëhet fjalë për shkatërrimin e armëve kimike” ka thënë Putin.
Putin tha se Uashingtoni e ka shtyrë këtë proçes tri herë “me pretekstin se ka mungesë të buxhetit, që sinqerisht duket shumë e çuditshme”.
Administrata e SHBA-së nuk ka reaguar pas akuzave të presidentit rus, Vladimir Putin.
Udhëheqësi i mbikëkqyrjes ndërkombëtare të armëve kimike ka përshëndetur shkatërrimin e armëve nga Rusia duke e quajtur këtë hap si “ moment të madh historik”. /tesheshi.com/