Rusia dhe Turqia kanë rënë dakord mbi kufijtë e zones së demilitarizuar rreth Idlibit, pjesë e marrëveshjes së arritur ditë më parë, për të parandaluar një sulm ushtarak mbi këtë enklavë të fundit të kryengritësve. Ishte ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov që e bëri me dije këtë dakortësi, pra atë që përcakton dhe kufitjë.
Të hënën, presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan, ranë dakord për të krijuar një zonë, e cila duhet të jetë midis 15 dhe 20 kilometra të gjerë.
Siguria në zonë do të monitorohet nga kontingjentet turke dhe policia ushtarake ruse.
“Ky është një hap i ndërmjetëm, por një hap i nevojshëm. Nga mesi i tetorit, të gjithë luftëtarët duhet të lënë zonën e demilitarizuar dhe të gjitha armët e rënda nga aty duhet të tërhiqen”, tha Lavrov gjatë një vizite në Sarajevë.
Themelimi i kufirit të zonës së çmilitarizuar u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë. /tesheshi.com/