Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrugëtimi i Bibliotekës së Prishtinës: nga ‘Miladin Popoviç’ në ‘Hivzi Sulejman’

by te Sheshi
09/06/2015
in Kulturë, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
Rrugëtimi i Bibliotekës së Prishtinës: nga ‘Miladin Popoviç’ në ‘Hivzi Sulejman’

Nga Shkëlzen Rrecaj

Biblioteka e qytetit ‘Hivzi Sulejmani’ në Prishtinë daton që nga viti 1930. Objekti i takon stilit eklektik arkitektural, i projektuar nga arkitekti rus Sokolov.

Biblioteka e qytetit ofron arsim, çlodhje dhe qasje në të gjitha llojet e librave. Biblioteka është një vend i të ushqyerit shpirtëror për njerëzit e çdo moshe si dhe një vatër qendrore e natyrshme për takimin e mendjeve.

Duket qartë që biblioteka qendrore është vërtetë qenësore në aktivitetet jetësore për një numër të madh njerëzish, është një hapësirë ​​e rëndësishme në të cilën ndërtohet dhe jetohet kultura publike dhe si rrjedhim përmban një ndjenjë të thellë të lidhjes me vendin për shfrytëzuesit e saj.

Godina ku është vendosur kjo bibliotekë ishte shtëpi banimi dhe pronë e një tregtari me prejardhje hebreje, Jovan Miliq nga Prishtina. Nga nëntori i vitit 1944 në këtë ndërtesë ka qenë i vendosur ish Komiteti i Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovën, ndërsa nga viti 1948 kjo shtëpi është shndërruar në bibliotekë të qytetit të Prishtinës.

20150602_135119

Ndërtesa e bibliotekës në oborrin e saj përmban edhe dy ndërtesa përcjellëse: sallën e leximit P+0 dhe arkivin P+0, të ndërtuara me material të ri ndërtimor, e që së bashku përbëjnë një ansambël arkitektural.

Nuk ka të dhëna të sakta për datën e formimit dhe hapjen e kësaj biblioteke, por ka pohime se kjo bibliotekë ka filluar punën në shkurt të vitit 1945, me një fond prej 1300 librash në gjuhën shqipe dhe serbe. Sipas disa dokumenteve zyrtare si themelues i bibliotekës shihet Kuvendi Komunal i Prishtinës dhe kjo ndodh për herë të parë më 12.04.1963, duke u quajtur Biblioteka Popullore “Miladin Popoviqi”.

Kështu është quajtur për disa vjet. Prej vitit 1993 e deri më 1999 quhet Biblioteka Grada – Biblioteka e Qytetit (pa shtesën Milladin Popoviq). Ndryshime të shpeshta në emërtimin e kësaj biblioteke ndodhin edhe më vonë, si p.sh. Biblioteka e Qytetit “Hivzi Sulejmani”, Biblioteka Rajonale “Hivzi Sulejmani” dhe Biblioteka Ndërkomunale “Hivzi Sulejmani”.

Biblioteka e qytetit gjatë periudhës së saj ka pasur disa herë ngritje dhe rënie të veprimtarisë së saj. Gjatë viteve 1945 – 1968, kjo bibliotekë ka pasur një zhvillim shumë të ngadalshëm, me një kuadër mbizotërues të përhershëm të pakicës serbe, me mbizotërim të plotë të koleksioneve në gjuhën serbe si dhe me padrejtësi të tjera të kësaj natyre.

20150602_135226

Ndërsa gjatë viteve 1968 -1977, ka pasuar një përmirësim jo aq të madh, me depërtimin e librit shqip. Struktura nacionale e punonjësve të bibliotekës ishte e papërfillshme në dobi të shqiptarëve, ndërsa udhëheqësit e bibliotekës për 30 vjet rresht ishin serbë.

Kështu në vitin 1977, nga 25 punonjës sa kishte biblioteka, vetëm 4 prej tyre ishin shqiptarë. Edhe gjatë kësaj periudhe politika e furnizimit me literaturë ishte superiore ndaj librit shqip. Pastaj degët e kësaj biblioteke që hapeshin ishin kryesisht në vendbanimet me popullatë serbe ose kryesisht serbe.

Pas shumë kohe vitet 1977-1992 shënuan kthesë të pritur. Për herë të parë, më 1977, emërohet drejtori shqiptar në krye të kësaj biblioteke. Brenda këtyre viteve arrihen rezultate të shënuara, si në përmirësimin e strukturës nacionale të stafit, në pasurimin e koleksioneve me libër në gjuhën shqipe, në zgjerimin e rrjetit të degëve nëpër lagje të qytetit dhe në fshatra,  gjithashtu edhe në ndryshime të strukturës së administratës së bibliotekës.

Më 1992 biblioteka numëronte 27 degë, shumica e të cilave ishin hapur gjatë kësaj periudhe. Ndryshime të rëndësishme bëhen edhe në punë të profesionalizimit të veprimtarisë bibliotekare. Bëhet trajnimi adekuat për përpunimin e koleksioneve të librit etj., duke u shërbyer me standardet më të reja bibliotekare të IFLA/UNESCO-s, në rend të parë për mënyrën e klasifikimit dhe katalogimit të librit.

Periudha më e vështirë për bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, është ajo e viteve 1992-1999, kjo cilësohet si periudha e rrënimit.

Në mars të vitit 1992, filluan të zbatoheshin masat e dhunshme me në krye drejtorin serb, Dragolub Petroviq, i cili veproi në frymën e politikës shoviniste serbe. Ajo që ishte arritur me shumë mund, nisi të rrënohej shumë shpejt.

Pas viti 1999 fillon rilindja e kësaj biblioteke. Punën e rifilluan më pak se gjysma e punonjësve (16 vetë nga 45 sa kishte pasur para ndërhyrjes së NATO-s; punonjësit serbë nuk u kthyen asnjëherë). Gatishmëria, entuziazmi dhe përkushtimi i punonjësve, ishte i paparë, si në sanimin e gjendjes që ishte tejet e çrregulluar, gjithashtu edhe në kryerjen e shërbimeve ndaj përdoruesve të respektuar.

Vullnet i njëjtë vërehej edhe në degët e saj. Për përmirësimin e gjendjes kishin kontribuar edhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare, por edhe të vendit.

Prioritet i ishte dhënë kompletimit të kuadrit dhe trajnimit profesional të tij. Nga 16, sa kishte në fillim (1999), në vitin 2004 kishte 38 punonjës. U arrit të rihapen të gjitha bibliotekat-degë dhe të sigurohet kuadri për to.

Për të na treguar rreth aktiviteteve të bibliotekës takuam shefen e bibliotekës, Fatime Mehmetaj, e cila për portalin tesheshi, tregon për aktivitetet e kësaj biblioteke.

Ajo thekson se në kuadër të bibliotekës “Hivzi Sulejmani” janë edhe 11 degë. Sipas saj në të gjitha këto degë organizohen aktivitete të ndryshme që shënojnë data të caktuara etj. Ajo tregon disa prej aktiviteteve të cilat zhvillohen në këto degë: Festat e marsit, Dita ndërkombëtare e librit për fëmijë dhe të rinjë, Shpërblimet dhe mirënjohjet, Takime me krijues, Ekspozitat, Bashkëpunimi, Komentimi i librit, Punë dore, Programet kulturore etj.

Financimin dhe pasurimin e bibliotekës e bënë Komuna e Prishtinës me konkretisht drejtoria për kulturë, thekson znj. Mehmetaj. Ajo po ashtu potencon se nga fondi i bibliotekës financohet edhe blerja e titujve të rinj.

Biblioteka “Hivzi Sulejmani” ka sektorin për të rritur në të cilën mund të anëtarësohet kushdo, sektorin për fëmijë dhe sallën e leximit për studentët.

Sipas znj. Mehmetaj në këtë bibliotekë janë 6127 lexues, ndërsa libra të lexuar gjatë janë 95300, kurse fondi i librave kap shifrën prej 23500. Me të lexuar janë romanet, eseistika, etj. thekson ajo. Biblioteka “Hivzi Sulejmani” ka në funksion programin e automatizuar ALEF 500  për katalogimin e librit dhe përmes web faqes sonë ëëë.biblioteka-pr.org lexuesit online mund të njoftohen për fondin e librit, aktivitetet, orarin e punës, thekson znj. Mehmetaj.

Një problem evident për mbarëvajtjen e punës së këtij institucioni janë kushtet jo të mira të punës pasi që ajo funksion e saj e zhvillon në një objekt tepër të vjetër dhe me hapësirë të kufizuar. Ka disa vite që është ndërtuar objekti i ri i kësaj biblioteke në lagjen “Dardania”, por akoma nuk dihen arsyet e mos hapjes së tij. S’ka dyshim se kjo bibliotekë e meriton një objekt modern. Urojmë që ky kalim të ndodh sa më shpejt. /tesheshi.com/

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Përkujtimorja: Ky ishte Bujar Lako…!
Kulturë

Përkujtimorja: Ky ishte Bujar Lako…!

04/05/2025
Guinness-i më i fundit
Kulturë

Guinness-i më i fundit

03/05/2025
Next Post
Tërmet te Barcelona: Kryesia jep dorëheqje gati për zgjedhje të reja

Tërmet te Barcelona: Kryesia jep dorëheqje gati për zgjedhje të reja

Bahtiri e Rakiq dakordohen për të gjitha, por jo për të larguar Parkun  e ashtëquajtur të Paqes

Bahtiri e Rakiq dakordohen për të gjitha, por jo për të larguar Parkun e ashtëquajtur të Paqes

Italianët: Ja 10 destinacionet turistike në Shqipëri dhe çfarë duhet të hani

Italianët: Ja 10 destinacionet turistike në Shqipëri dhe çfarë duhet të hani

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni