Rrugë të vështira ka plot, e po ashtu me rreziqe, por si “Rruga e Vdekjes” në Bolivi nuk gjen askund.
Ajo çmohet të jetë rruga më e vështirë në botë për qarkullimin e automjeteve.
Bëhet fjalë për një aks rrugor mjaft të vështirë prej 38 miljesh, në të cilin çdo vit gjejnë vdekjen mesatarisht 200-300 persona.
Kjo rrugë është tejet e ngushtë dhe e rrezikshme për t’u kaluar, ndërsa nuk është njëkahëshe, çka nënkupton se shpeshherë automjetet gjenden përballë njëri-tjetrit.
Ky aks rrugor në vitin 1995 ka marrë emrin “Rruga e Vdekjes”. /tesheshi.com/