Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rruga e trazuar e Kombit, pikëpyetjet për vendngritjen e traut: rebelimi kuksian dhe qetësia mirditore!

by te Sheshi
11/04/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Rruga e trazuar e Kombit, pikëpyetjet për vendngritjen e traut: rebelimi kuksian dhe qetësia mirditore!

Deri tani debati mbi tarifën e Rrugës së Kombit është bërë jo thjesht me “kokë të nxehtë” por edhe vetëm në një linjë. Pra nëse duhet apo jo tarifa dhe nëse duhet sa duhet të jetë kuota e kësaj tarife.

Askush nuk ka prekur një pjesë tjetër të ndjeshme të këtij problem: vendi ku është ndërtuar trau i vjeljes së pagesës.

Kompania konçensionare e ka vendosur atë në Kalimash të Kukësit. Dukshëm, më të prekurit janë banorët e Kukësit, fshatrat pas Kalimashit, por edhe ato përpara tij që përdorin Kukësin dhe Kosovën për punë dhe për të marrë shërbimet e domosdoshmee të përditshme.

Ka një frustrim të arsyeshëm të zonës së Kukësit, banorët e së cilës e ndjejnë veten të distancuar apo edhe të diskriminuar nga qeveria. Kjo pasi ashiqare vendndodhja e traut ngjan se i penalizon vetëm ata.

Ja, nuk ka asnjë reagim nga banorët e zonës së Mirditës, nga ata që për më tepër, majë hyrjes së tunelit kur vjen nga Miloti në drejtim të Kukësit, kanë vënë dhe një kryq në shenjë identifikuese fetare.

Nëse trau do të vendosej më përpara Kalimashit, pra në zonën e fshatrave të Mirditës, atëherë do të rritej rrezja e të ashtuquajturve “përdorues të zakonshëm” të rrugës.

Qeveria do të rriste numrin e atyre që do të paguanin më pak, po nuk do të quhej Kukësi si zonë “nën shënjestrën politike të qeverisë”.

Të dëmtuarit do të ishin më gjithëpërfshirës, edhe pse do të rritej numri i atyre që përfitojnë tarifa më të ulëta apo abone si pjesë e statusit të “përdoruesve të shpeshtë”.

Por zgjidhja më ideale do të ishte sikur trau i vjeljes së tarifës të vendosej pas Kukësit dhe fare pranë pikës kufitare në Morinë. Dhe ndoshta kjo do të ishte zgjidha më e arsyeshme.

Kjo sepse sipas argumenteve që shtron qeveria, tarifa merret për përdoruesit e të gjithë segmentit  Rrëshen-Kalimash, që në fakt është realisht e ashtuquajtura Rruga e Kombit, dhe i tërë ky segment ka kushtuar mbi 1,4 miliardë euro.

Pra do ta paguajnë ata që përdorin tërë këtë segment rrugor: kush shkon për në Kosovë dhe kush vjen nga Kosova do të paguajë tarifën e rrugës si përdorues të saj.

Kështu do të eleminohej thuajse tërësisht problem i përdoruesve të shpeshtë; ndoshta do të ishin një apo dy fshatra dhe popullsia e Kukësit do të paguante vetëm nëse do të kalonte kufirin dhe anasjelltas.

Vjelja e tarifës ndoshta do të ishte më afër “drejtësisë”, duke u mbështetur në argumentin se ajo duhet të përdorur për të ndërtuar komplet rrugën dhe për ta mirëmbajtur atë.

Trau pranë Morinit do të bënte nul protestën e banorëve të Kukësit, që edhe nëse do të dilnin, bien shumë nga shqetësimet e tyre pasi deri tani është ngritur vetëm përdorimi i rrugës për në qytet dhe anasjelltas, por edhe në Tiranë për biznes.

Ndoshta duke vendosur Kukësin, Ministria e Financave është munduar të nxjerrë “dhjamë nga pleshti”, ose është nisur nga fakti që fluksi për Kosovë dhe nga Kosova nuk është aq i madh për të justifikuar mirëmbajtjen.

Nëse është kështu, atëherë rruga Rrëshen-Kalimash do të duhet të shpallë falimentin dhe të shpallet publikisht si e tillë, ngaqë nuk e kryen funksionin.

Por gjithsesi kjo nuk mund të bëhet pa një testim të paktën 6-mujor me traun e tarifës në Morinë.

Periudha do të shërbejë për të parë një evidencë reale të fluksit në këtë rrugë, duke kompletuar studimin ekonomik dhe parashikimin financiar.

Ky variant duket më i arsyeshëm pasi i jep traut tipikisht karakter “kombëtar”, jo nga aspekti patriotik i fjalës, por prej përdorimit të autostradës si aks kryesor komunikimi.

Përdoruesit e saj, pra paguesit e taksës nuk do të përbëhen me 60% me kuksianë në fluks ditor siç ndodh me traun në Kalimash, por do të ishin nga i gjithë vendi; nga Kosova, trojet në Preshevë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Gjatë verës aksi nga Muriqani në Morinë dhe anasjelltas është thuajse i tejmbushur.

Dhe vjelja e tarifës nga emigrantët, pushuesit, njerëzit që e përdorim për udhëtime të gjata, ndoshta nuk do të shkaktonte gjithë këtë zallamahi dhe do të kthehej në kauzë politike.

Një pjesë e rëndësishme e banorëve të Kukësit, Hasit e Tropojës e kanë konsideruar tarifën si “haraç” që kryeministri i vë atyre që kanë votuar kundër PS-së.

Kjo alibi do të hiqej së bashku me lëvizjen e traut të Kalimashit në Morin. /tesheshi.com/

Related Posts

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës
Sociale & Shoqëri

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025
Next Post
Era luftë, Trump i çon Rusisë një cicërimë militare: pritini raketat tona, të reja dhe inteligjente

Era luftë, Trump i çon Rusisë një cicërimë militare: pritini raketat tona, të reja dhe inteligjente

Vetëvendosje akuzon ish-deputetët e saj për vjedhje…projektligji!

Vetëvendosje akuzon ish-deputetët e saj për vjedhje...projektligji!

Qeveria zbret në Kukës: investime në zonë…por trau nuk hiqet

Qeveria zbret në Kukës: investime në zonë…por trau nuk hiqet

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni