Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Me rritjen aktuale ekonomike papunësia në Kosovë nuk zbutet as në vitin 2018

by te Sheshi
10/10/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Me rritjen aktuale ekonomike papunësia në Kosovë nuk zbutet as në vitin 2018

Nga Bashkim Kastrati

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, papunësia në Kosovë vazhdon të jetë nga problemet thelbësore të qytetarëve të vendit dhe se me rritjen aktuale të Bruto Produktit Vendor (GDP) nuk pritet që të ketë ndryshime në këtë drejtim. Për t’u arritur kjo duhet të që të ketë dyfishim të shifrave të rritjes së GDP-së.

Sipas shifrave zyrtare, papunësia në Kosovë ka arritur në shifrën prej 32.9 për qind, kurse sipas shënimeve të përfaqësuesve të punëtorëve, thuhet se niveli i papunësisë është mbi 45 për qind. statistika të tilla kontradiktore janë dhënë në këto vitet e fundit.

Bazuar në trendët e zhvillimit ekonomik në vend dhe parashikimet e Bankës Botërore, si dhe në vlerësimet e ekspertëve të fushës, kjo shkallë e papunësisë pritet të mbetet e njëjtë edhe për dy vitet e ardhshme.

Në raportin e fundit, Banka Botërore ka parashikuar që rritja ekonomike për vitin 2016 në Kosovë të jetë 3.6 për qind, që paraqet një shkallë më të ulët në krahasim me vitin paraprak, kur ishte 3.9 për qind. Por, sipas raportit parashihet një rritje prej 3.7 për qind në vitin 2018.

Kosova rritjen ekonomike më të lartë e kishte shënuar në vitet 2010 dhe 2011 dhe atë mbi 5 për qind, por që edhe në atë kohë papunësia ishte një nga problemet më të mëdha që kishte përcjellë qytetarët e Kosovës. Shkalla më e theksuar e papunësisë në Kosovë është te grupmoshat 15-24 vjeçare.

Kjo rritje ekonomike nga 3 deri në 4 për qind që e ka pasur Kosova në dy vitet e fundit, dhe sa do ta ketë edhe në dy vitet e ardhshme, sipas ekspertëve të ekonomisë do të jetë e pamjaftueshme për të absorbuar afër 25 mijë të rinj që çdo vit hyjnë në tregun e punës.

Duhet rritje e GDP-së për 10 % për të ulur papunësinë

Njohësit e fushës së ekonomisë në tërë këto vite kanë bërë thirrje që për t’u rritur GDP-ja duhet që fokusi të jetë tek zhvillimi i sektorit privat, përkrahje e ndërmarrjeve të vogla dhe të mese, zhvillimi i bujqësisë dhe tërheqja e investitorëve të huaja, të cilat do të kishin një ndikim të madhe në zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e papunësisë.

Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë ka thënë për tesheshi.com se Republika e Kosovës në 15 vitet e fundit ka pas një stagnim sa i përket rritjes së qëndrueshme ekonomike. Ai thotë se Kosova e dalë nga një luftë shkatërruese në të gjitha sferat e jetës, po ashtu edhe sistemi ekonomik i shkatërruar, pastaj një ekonomi e administruar nga UNMIK-u, dhe me pas me një proces tejet të dështuar të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, e ka edhe këtë krizë ekonomike, gjithashtu edhe ndërhyrjet e vazhdueshme të Serbisë në Kosovë, siç e kemi rastin e Brezovices, telekomit, Trepçës etj.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të fokusohet te sektori privat është në gjendje të mjerueshme, Qeveria duhet të hartojë politika stimuluese dhe mbështetëse sidomos për sektorin privat, duke ndikuar te ulja e kamatave, funksionalizimi i gjyqësorit, luftimin e korrupsionit, nepotizmin dhe duke hartuar politika të tërheqjes së investimeve të huaja”, thotë Beqiri, duke shtuart se investitorët e huaj janë duke u larguar nga Kosova dhe se një arsye e forte për këtë është kriza politike në vend, Kosova vazhdon të jetë e pranishme në media ndërkombëtare si shtet i destabilizuar, protestat e opozitës, kriminaliteti etj.

Ai thitë se vlen të përmendet bujqësia dhe fakti se Qeveria e Kosovës ka pasur investime dhe mbështetje me grante të ndryshme, sidomos në sektorin e pemëtarisë dhe pemëve të imëta manore , siç dihet vetëm në komunën e Podujevës janë mbjell mbi 70 hektarë mjedër në saje të ndihmës se Ministrisë së Bujqësisë dhe USAID-it Amerikan, pra nëse ndihmohet sektori i Bujqësisë, sipas tij, do të ketë ulje të papunësisë dhe mirëqenie më të mirë.

“Një rritje prej 3.7 për qind është e mirëseardhur, por një rritje e tillë nuk premton zhvillim ekonomik e as ulje të papunësisë rekorde që nga paslufta, për të ulë varfërinë dhe për të pasur zhvillim ekonomik, Republikës së Kosovës i duhet një rritje ekonomike vjetore prej 10%. Papunësia është mbi 40%, me një varfri ekstreme, emigrime për shkak të mos perspektives ekonomike, krimi ekonomik, korrupsioni të gjitha kanë kontribuar në një stagnim të tillë. Në vitin 2010 kemi pas një rritje ekonomike prej 3.39%, në 2011mbi 5% ndërsa në pesë vitet e fundit ka pas një ulje të rritjes duke marr edhe parasysh krizën politike në vend”, theksoi Beqiri.

Ai thotë se në Kosovë, konsumi i përgjithshëm përgjatë periudhës 2015-2017, sipas autoriteteve kompetente pritet të rritet me një normë reale mesatare prej mbi 3.5%, ndërkohë që konsumi privat për kokë banori parashihet të rritet me 3% mesatarisht, nën supozimin që popullsia rritet me një normë prej 1.6%. /tesheshi.com/

Related Posts

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Kryeministri francez kërkon të hiqet dorë nga qëndrimi dyfytyrësh mbi anëtarësimin e Turqisë në BE

Kryeministri francez kërkon të hiqet dorë nga qëndrimi dyfytyrësh mbi anëtarësimin e Turqisë në BE

Drejtuesi i Diyanet-it turk i paralajmëron përmes një letre 135 vende për rrezikun nga FETÖ-ja

Drejtuesi i Diyanet-it turk i paralajmëron përmes një letre 135 vende për rrezikun nga FETÖ-ja

Stresi bën që gjërat “të qelben”

Stresi bën që gjërat “të qelben”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni