Ngjan si një akt i Vetëvendosjes, dega Fushë Krujë, por nuk është kështu. Një maune serbe e ngarkuar me maja bire është rrëzuar duke dalë nga autostrada, pikërisht në afërsi të Fushë Krujës, mëngjesin e kësaj të enjte.
Sipas të dhënave të para janë dy të plagosur, shtetas serbë, ku njëri ishte dhe në drejtimin e maunes. Kjo e fundit po vinte nga Kroacia me destinacion Tiranën.
Nga hetimet e para mësohet se përgjumja e shoferit ka qenë shkaku i rrëzimit të manunes, e cila ëhtë ndalur e përmbysur përballë një shtepie. /tesheshi.com/