Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rreziqet e thjerrëzave(lenteve) të syve

by te Sheshi
23/05/2015
in Shëndet & Gatim
Reading Time: 4 mins read
A A
Rreziqet e thjerrëzave(lenteve) të syve
306
SHARES

Specialistët e spitalit Moorfields Eye kanë vërejtur një rritje të infektimeve në sy te personat që bartin thjerrëza, andaj po i paralajmërojnë ata që të kenë kujdes të shtuar.

Vitin e kaluar, mjekët e këtij spitali kanë trajtuar 60 raste të reja të një infektimi të rrezikshëm të quajtur acanthamoeba keratitis. Rastet këtë vit janë dy deri në tri herë më të shpeshta se vitin e kaluar.

Bakteriet, fungjet dhe mikroorganizmat mund të ngjiten në thjerrëza dhe të shkaktojnë dhimbje, irritim dhe dëm serioz.

Një grua, së cilës i ishte infektuar syri nga thjerrëzat, ka thënë se kishte mbetur zgjuar për një javë të tërë teksa mjekët rropateshin ta trajtonin problemin e saj.

Jessica Greaney-it, që është 18 vjeçare dhe është studente në Nottingham University, i kanë thënë se shkaktar i mundshëm i infektimit të saj ka qenë një pikë uji që ka rënë në thjerrëza gjersa ajo po i pastronte.

“Paraziti po ma hante kornean e syrit,” tha ajo për Radio 5 live. Pra, ja disa prej rreziqeve dhe gjërat që duhet të bëhen dhe që nuk duhet të bëhen:

Mos flini me thjerrëza

Përveç nëse mjeku i syve ju ka thënë se mund të veproni kështu, është e gabuar të shkoni për të fjetur me thjerrëza në sy.

Shumica e thjerrëzave të syve nuk janë të dizajnuara për këtë gjë, dhe bartja e tepërt e tyre mund ta dëmtojë kornean – shtresën e jashtme të tejdukshme të syrit – duke e bërë atë më të dobët ndaj infektimeve.

Mos bëni dush dhe mos notoni me thjerrëza

Uji mund ta bartë dhe ta përhapë një infektim të rrezikshëm dhe të rrallë të quajtur acanthamoeba keratitis. Personat që bartin thjerrëza janë të ndjeshëm ndaj infektimeve të cilat e sulmojnë kornean. Bakteriet që barten përmes ujit dhe insekte të tjera, siç është acanthamoeba, mund të ngjiten në thjerrëza gjatë notit dhe të shkaktojnë infektim. Ky problem është posaçërisht i pranishëm në pishinat publike ku shpeshherë ka gjurmë urine dhe fekalesh.

Nëse doni të notoni me thjerrëza, përdorni syze noti të shtrënguara mirë në mënyrë që t’i mbroni sytë.

Pastrojini thjerrëzat si duhet…

Është qenësore t’i dezinfektoni thjerrëzat meqenëse kjo parandalon që organizmat e dëmshëm të formohen në thjerrëza.

  • Dezinfektojini thjerrëzat, zhytini në solucion (tretësirë) në një kuti për ruajtje dhe lërini aty për aq sa është e rekomanduar
  • Asnjëherë mos e ripërdorni solucionin dezinfektues dhe as mos hidhni tjetër ujë mbi të. Solucioni duhet të hidhet dhe të zëvendësohet me solucion të freskët saherë që futen thjerrëzat në të
  • Përdorni vetëm produktet e kujdesit të rekomanduara nga mjeku juaj, dhe ndiqini udhëzimet me kujdes
  • Lajeni kutinë tuaj për ruajtje, lëreni të hapur në mënyrë që të thahet pas përdorimit çdo ditë, dhe ndërrojeni çdo muaj
  • Pastrojeni kutinë për ruajtje çdo javë me furçë dhëmbësh dhe solucion thjerrëzash

…dhe mos harroni që duart t’i keni të pastra

Lajini, pastrojini dhe thajini duart tua mirë e mirë para se t’i prekni thjerrëzat në mënyrë që ta parandaloni përhapjen e mikrobeve të rrezikshme.

Mos i zhytni thjerrëzat në gotë uji…

Ndoshta ju duket më lehtë t’i bini për shkurt, sidomos nëse jeni larg shtëpisë dhe keni harruar t’i merrni me vete veglat për pastrimin e thjerrëzave, por, mos e bëni këtë. Uji i rubinetit, edhe pse bën të pihet, mund të bartë bakterie të cilat janë të dëmshme për sytë.

…as mos i lëpini

Pështyma nuk është mënyrë higjienike për t’i pastruar apo për t’i lagur thjerrëzat tuaja. Jini shumë të kujdesshëm kur i vendosni dhe kur i hiqni ato

Keni kujdes të mos i kapni thjerrëzat dhe të mos i prekni sytë me thonjë.

Mos e ngatërroni thjerrëzën e djathtë me të majtën. Bëjeni zakon ta vendosni dhe ta hiqni të njëjtën thjerrëz të parën.

Para se t’i vendosni thjerrëzat, shikojini se a janë të dëmtuara apo se a janë mbrapsht. Thjerrëzat duhet të kenë formën e një filxhani. Nëse janë mbrapsht atëherë ato do të duken si pjata me skaje të kthyera jashtë.

Tërhiqeni kapakun e poshtëm të syve me gishtin e mesëm të dorës dominante dhe ngriteni kapakun e epërm të syve pastaj vendoseni ngadalë thjerrëzën në sy pa i kapsitur sytë.

Pasi që t’i vendosni thjerrëzat në sy, mbyllini sytë ngadalë, pastaj kapsitini sytë disa herë derisa thjerrëza të rehatohet.

Për t’i hequr thjerrëzat e buta mbajeni kokën poshtë dhe shikoni lart

Hapini kapakët e syve si në rastin e mësipërm dhe tërhiqeni thjerrëzën te pjesa e të bardhës së syrit. Pastaj kapeni lehtë thjerrëzën me gishtin e madh dhe atë tregues. Kurr mos i përdorni thonjët

Për t’i hequr thjerrëzat e ngurta vendoseni gishtin e mesëm dhe gishtin e unazës në skajin e jashtëm të syrit dhe tërhiqini kapakët e syve në drejtim të veshit. Kapsitini sytë, dhe thjerrëzat duhet të dalin pas kësaj.

Hidhini ose ruajini thjerrëzat si duhet.

Çndodh nëse syri më skuqet apo më jep ndonjë ndjenjë të çuditshme?

Kurrë mos i shpërfillni problemet apo mosrehatitë. Hiqini thjerrëzat dhe kërkoni ndihmë mjekësore.

Tags: rreziku i thjerzave

Related Posts

Haribo me kanabis?
Shëndet & Gatim

Haribo me kanabis?

30/05/2025
Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut
Shëndet & Gatim

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

12/05/2025
Një parazit i rrezikshëm afrikan po përhapet në Evropën Jugore
Shëndet & Gatim

Një parazit i rrezikshëm afrikan po përhapet në Evropën Jugore

10/05/2025
Next Post
Veliaj shpërndan legalizimet: Duhet bashki me 3 turne

Veliaj shpërndan legalizimet: Duhet bashki me 3 turne

Foto e rrallë: Trepça në vitin 1957

Foto e rrallë: Trepça në vitin 1957

Kosova me familjet e vjetra tiranase: Të vëmë në vend padrejtësinë me pronat

Kosova me familjet e vjetra tiranase: Të vëmë në vend padrejtësinë me pronat

TË FUNDIT

  • Të fundit
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni