Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë dy ditëve të fundit dhe gjatë ditës së sotme në veçanti, kanë shkaktuar probleme kryesore në rrugën e Kombit. Problemet më të mëdha janë evidentuar në pjesën e rrugës që kalon në afërsi të fshatit Skuraj.
Paraprakisht mësohet se në këtë pjesë të rrugës ka rrëshqitje dherash si pasojë e shkarkimit të HEC-eve dhe vetë hidrocentralit të Ulzës e Shkopetit.
Aktualisht 20 kamionë të ushtrisë po ndërhyjnë në vendngjarje për të parandaluar shembjen e rrugës, duke hedhur gurë në pjesën e dëmtuar./tesheshi.com/