Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëmuja italiane pas dorëheqjes së Renzit: çfarë pritet dhe çfarë nuk pritet të ndodhë

by te Sheshi
05/12/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Rrëmuja italiane pas dorëheqjes së Renzit: çfarë pritet dhe çfarë nuk pritet të ndodhë

Matteo Renzi u mposht – me një diferencë të jashtëzakonshme, në referendumin e së dielës për reformën kushtetuese. Lëvizja populiste “Pesë Yjet” e Beppe Grillos dhe partia e së djathtës ekstreme anti-emigrantëve, “Liga e Veriut” po e cilësojnë humbjen e Renzit si një fitore të madhe. Po tani ç’do të ndodhë në Itali?

Çfarë do të bëjë Renzi?

Kryeministri tha në një konferencë shtypi emocionale pas votimit, se ai do të dorëzonte dorëheqjen pranë presidentit të Italisë,  Sergio Mattarella.

Pritet që presidenti ose të pranojë dorëheqjen e Renzit ose t’i kërkojë atij të qëndrojë, por humbja e madhe e kryeministrit, me më shumë se 60 për qind e italianëve që refuzuan ndryshimet kushtetuese të kërkuara prej tij, do të thotë se ai ka të gjitha gjasat të largohet nga pallati Kixhi. Për momentin.

Po më pas?

Me largimin e Renzit,  do të jetë përgjegjësia e Mattarellës që të mbledhë së bashku një qeveri të re. Ai do të thërrasë të gjitha partitë kryesore për të parë nëse ato mund të arrijnë një marrëveshje për një qeveri të re. Lojtarët kryesorë do të jenë: Renzi që ende është drejtuesi për momentin i partisë qeverisëse, asaj Demokratike; Silvio Berlusconi, që përfaqëson “Forza Italia”; Beppe Grillo ose një nga të dërguarit e tij; të rinjtë Luigi Di Maio ose Alessandro Di Battista; dhe Matteo Salvini i Ligës së Veriut.

Po zgjedhje nuk do të ketë?

Kjo është ajo që kërkojnë lëvizja Pesë Yjet dhe Liga e Veriut. Ato duan që të vendosin presion të mjaftueshëm mbi Mattarellën për të shkrirë parlamentin dhe për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Nëse ata duken se e kanë me nxitim këtë, kjo ndodh për shkak se ata janë me nxitim dhe për një arsye të mirë. Një nga reformat e mëdha të qeverisë Renzi miratuar përpara referendumit të së dielës, ishte një ndryshim i elaboruar i ligjeve elektorale të vendit. Ndryshimi u dizenjua në mënyrë të tillë që fituesi i zgjedhjeve, që pritej të mbaheshin në vitin 2018, automatikisht të merrte edhe shumicën e vendeve në parlament. Në kohën e miratimit të ligjit të ashtuquajtur Italicum, pati një kundërshtim të ashpër nga lëvizja Pesë Yjet, e cila e krahasoi ndryshimin me marrjen e pushtetit nga fashistët.

Ndryshimet në rregullat elektorale do të funksiononin së bashku me ndryshimet kushtetuese që tashmë janë refuzuar nga votuesit italianë. Partia Demokratike e ka bërë të qartë se tani do të dëshironte dhe do të duhej të ndryshonte ligjin elektoral si më parë, me sistemin proporcional.

Jo habitshëm, lëvizja Pesë Yjet sheh një mundësi të madhe për të fituar, nëse zgjedhjet mbahen tani afër, sipas ligjeve të reja elektorale dhe përpara se ato të ndryshohen si ishin më parë, sipas sistemit proporcional. Mattarella do të ketë vendimin final në këtë drejtim.

Pra, do të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo?

Kjo mbetet për t’u parë. Pjesa më e madhe e analistëve thonë se ka një mundësi reale, por për momentin situata nuk është e qëndrueshme për ta thënë me siguri. Nëse partitë tradicionale dhe centriste, Partia Demokratike dhe Forza Italia do të bien në një mendje, pasi të dyja kanë interes në kthimin pas të ligjit elektoral ashtu siç ishte, ato me gjasa do të ndalojnë thirrjet për zgjedhje të parakohshme.

Në këtë rast, cili do ishte kryeministri i ardhshëm?

Janë disa emra që janë hedhur në qarkullim prej javësh, duke parë se Renzi ishte pas në sondazhe dhe mposhtja në referendumin e së dielës nuk ishte e papritur. Konkurrenti më i fortë për momentin duket të jetë Pier Carlo Padoan, i cili shërben si ministër i Financave.

Kjo është një zgjidhje që mund të qetësojë investitorët, duke qenë se Padoan ka qenë prej kohësh një figurë qendrore në menaxhimin e pasojave të krizës ekonomike dhe problemeve të vazhdueshme me sistemin bankar të Italisë.

Dario Franceschini, ministri i Kulturës është një emër tjetër që përmendet, sikundër edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Carlo Calenda, që ishte në qendër të grindjes me Boris Johnson.

Por,  Renzi do të donte të zgjidhte jo vetëm një pasardhës nga partia e vet, por edhe dikë që nuk mbart ambicje të mëdha politike, e që në fund mund ta sfidojë atë vetë në rastin hipotetik nëse ai kërkon të rikthehet në të ardhmen.

Po Berlusconi? A do të rikthehet?

Askush nuk mendon se Berluskoni do të bëhet sërish kryeministër. Por ai do të ketë një rol të rëndësishëm, potencialisht si partner minor i koalicionit të ri qeverisës të drejtuar nga demokratët. Ai ishte pjesë e opozitës kundër reformës, por tashmë Renzi dha dorëheqjen, e ai do të jetë pjesë e koalicionit në përpjekje për të shmangur zgjedhjet e parakohshme. Këto mund ta shndërrojnë atë në tërësisht të parëndësishëm, e për më tepër, do të duhet të ndryshojë ligji elektoral.

Si janë menaxhuar kriza të tilla në të shkuarën?

Kjo do të jetë hera e parë që presidenti Mattarella, zgjedhur në vitin 2015, të jetë në qendër të një momenti të madh për vendin. Ai ka qenë pa fjalë deri më tani dhe supozohet të jetë një aktor i pavarur, duke marrë vendime në të mirë të Italisë.

A është Italia në rrugën e largimit nga euro?

Pesë Yjet e sheh veten si fituese të këtij referendum dhe ka deklaruar prej vitesh se Italia duhet të shkojë në referendum për anëtarësinë në zonën e monedhës së përbashkët, të cilën e fajëson për vështirësitë ekonomike të vendit. Por, është tepër e paqartë nëse italianët do të përqafojnë një hap kaq radikal. Santi nga grupi Eurasia, thotë se rreziku që partitë populiste euroskeptike të marrin pushtetin apo mundësia e largimit nga euro, mbetet i ulët.

Duhet vënë në dukje se që të premten, përpara votimit, Di Maio luajti me idenë e referendumit për euron, duke thënë se ky votim do të ishte mjeti i fundit.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme
Bota & Rajoni

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Next Post
BBC: Vajza e Halepit, Bana Alabed ndodhet në vend të sigurt

BBC: Vajza e Halepit, Bana Alabed ndodhet në vend të sigurt

Këpucë prej çokollate: realizmi i pabesueshëm i një pastiçieri

Këpucë prej çokollate: realizmi i pabesueshëm i një pastiçieri

Azdren Llullaku i shënon dy gola Dinamos së Bukureshtit: golashënuesi më i mirë në kampionatin rumun (video)

Azdren Llullaku i shënon dy gola Dinamos së Bukureshtit: golashënuesi më i mirë në kampionatin rumun (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni