Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfimi i Male Gumit: unë 14 vjet në kuzhinën e Enverit; si mu thyhen pjatat kur e pashë…

by te Sheshi
01/11/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Rrëfimi i Male Gumit: unë 14 vjet në kuzhinën e Enverit; si mu thyhen pjatat kur e pashë…

Nga Entjola Budo

Nuk është e thënë që një njeri kriminel, në nivele ordinere apo “intelektuale” – si fjala vjen udhëheqës politik – të ketë qenë me patjetër i tillë dhe në jetën familjare. Natyra njerëzore e njeh paradoksin e dyfytyrësisë, ose bashkëjetesës së dy personaliteteve të kundërta, ku njëri mund të jetë thjesht aktor, mbajtës i një maske, ama edhe kjo pjesë e një personaliteti të dyfishtë. Dhe kjo vlen edhe për Enverin. Në fillimet e pluralizmit, atëherë kur nis të gëlojë denoncimi i figurës së tij si diktator nga shumë zëra, doli dhe dikush, njohës i fëmijërisë së tij, që tha se shpirti i tij kriminel ishte ngjizur që kur vriste pamëshirshëm hardhuca nëpër mure apo u këpuste kokën zogjve. Por ka dhe rrëfime si kjo e një gruaje në moshë, së cilën fati e çoi të punonte për 14 vjet rresht si ndihmëskuzhiniere e Enverit në vilën e Vlorës. Dhe ja ç’përfaqson për të njeriu më i urryer për një pjesë jo të vogël shqiptarësh… (shënim i redaksisë)   

Male Gumi nuk ka qenë partizane. Por ajo qan me lot çdo 16 tetor e 11 prill, sa herë që dega e PKSH-së në Gjirokastër organizon përkujtimore për Enverin, lindjen apo vdekjen e tij. Është 85 vjeçe, e ashtu e rënduar nga mosha, e mbajtur mbi bastun, gjen forca për të qenë aty, për ta përkujtuar, e qarë me lot pra, Envernë që nuk është me ç’prej tre dekadash.

Është ndër të rrallat gra që merr pjesë në kësi lloj organizimesh nga nostalgjikët e moshës së tretë në vendlindjen e ish-udhëheqësit komunist. Ishte dhe para dy javësh në 108-vjetorin e lindjes, aty në Palorto, ku ia puthte foton e kërkonte së bashku me bashkëmoshatarët e saj flokëthinjur e lëkurërrudhur rindërtimin e monumentit të tij.

Po çfarë e lidh plakën Male me Enverin? Thjesht nostalgjia për ish-sistemin e tij apo diçka më tepër se kaq, më e afërt, më intime?

Po. Male Gumi ka gatuar për Enverin, ka qenë ndihmësekuzhiniere në vilën qeveritare në Vlorë. Pra, nga duart e saj është ushqyer ai, “udhëheqësi i shtrenjtë i popullit dhe i partisë”, siç thuhej në atë kohë e siç thuhet sot ende nga një pjesë, edhe nga Malja sigurisht.

E lindur në qytetin e Vlorës, Malja rridhte nga një familje e varfër me shume motra e vëllezër si fëmija i gjashtë në familje. Në të 17-tat e moshës, Males i duhej të punësohej diku, por ajo kurrë nuk e kishte menduar që atë ditë dhjetori do të shkelte në rezidencën numër 2 në Vlorë, aty ku vinte e qëndronte së bashku me familjen Enver Hoxha dora vetë.

“U ngrita atë mëngjes dhe babai im, Zaçja më tha se do  filloja punë si ndihëmsekuzhiniere, punë të cilën ma kishte gjetur një mik i famljes. Sapo futem në ndërtesë mbetem e shokuar jo vetëm nga vila por edhe nga oborri me plot lule e me të gjitha llojet e trëndafilave. Në sallon me priste një grua e cila ishte kryekuzhinierja. Më veshi një këmishë të bardhë dhe më tha se duhet të nxitonim pasi dreka ende nuk ishte gati. Ju futa menjëherë punës. Ishte dita e parë që punova në vilën e Enver Hoxhës. Kaluan ditët por unë ende nuk e kisha parë nga afër Enverin. Të dy djemtë e tij qëndronin aty gjatë ditës dhe ne u përgatisnim ushqime të shumta e mjaft të shëndetshme teksa porosinë e merrnim nga Nexhmija. Dhe me duart që më dridheshin nga emocioni, më në fund, aty rreth datës 13 dhjetor i shërbeva për herë të parë Enverit. Kur mbarova me të servirur pjatat, shkova me vrap në kuzhinë dhe nga frika apo emocioni theva disa gota të cilat po i laja. Kryekuzhinierja nuk foli, ndërsa nga larg më erdhi një zë ku më foli shoku Enver duke më thënë që mos të mërzitesha. Pas kësaj ngjarjeje vija çdo ditë në punë dhe shikoja se sa thjeshtë e mirë ndihesha në shtëpinë e udhëheqësit të shqiptarëve asokohe”.

 Por si ishte t’i shërbeje një udhëheqësi ? Çfarë i pëlqente të konsumonte më së shumti atij dhe familjes së tij?

“Çdo gjë që shtrohej në tavolinë ishte e pëlqyer nga Enveri pasi gatuhej mjaft mirë dhe kurrë, asnjëherë nuk thoshte se nuk i pëlqente ushqimi. Gjithmonë ne i përgatisnim shumë gatime tradicionale dhe ato ishin më të preferuarat për të. Byreku ishte një prej ushqimeve që nuk mungonte në tavolinë.

Shkova në në atë shtëpi fare e vogël, mësova shumë, punova prej më shumë se 14 vjetësh dhe me pas u shkëputa me kujtimet më të bukura . U largova  për të vazhduar rrugën time. Kam pasur një jetë tepër të vështirë pas atyre viteve që lashë punën. Nuk u martova asnjëherë dhe s’munda të krijoja një familje. Gjithmonë e kam dashur një të tillë, por ja që fati  ….(dhe qan).

Kur vdiq Enveri, si të gjithë të tjerët qava. Kam qarë shumë pasi unë edhe e kisha njohur dhe nuk më është dukur asnjëherë aq hijerëndë, por gjithmonë i qetë në familje dhe në sjelljet karshi nesh. 

Do të shkoj në ditëlindjen e tij dhe në çdo datë tjetër sa të kem fuqi, sepse është një pjesë e madhe e rinisë time që është e mbushur me plot histori, të mira e të këqija. Unë sot e them me krenari se i kam shërbyer ish-udhëheqësit komunist, shokut Enver Hoxha”, – përfundon rrëfimin e saj Male Guma, 85-vjeçarja që i shërbeu Enverit si ndihmëskuzhiniere. /tesheshi.com/   

Related Posts

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Next Post
Beteja për Mosulin: forcat irakiane hyjnë në rrethinat lindore

Beteja për Mosulin: forcat irakiane hyjnë në rrethinat lindore

Mediat greke nuk i ndahen Keli Balilit: hetime të DEA-s në Tiranë

Mediat greke nuk i ndahen Keli Balilit: hetime të DEA-s në Tiranë

Rama i vë syrin Tropojës së Berishës: do e bëjmë shembull!

Rama i vë syrin Tropojës së Berishës: do e bëjmë shembull!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni