Rozmarina është një erëz që u jep një shije të veçantë gatimeve të ndryshme pa harruar të përmendim aromën e saj ndjellëse.
Nëse e bashkoni me uthullën e mollës do të krijoni një deodorant natyral, i cili neutralizon erën e djersës dhe në të njëjtën kohë, ndihmon për të rregulluar pH-in e lëkurës.
Përbërësit: 1 gotë çaj rozmarine (150 ml), 150 ml uthull molle dhe një shishe qelqi. Për të përgatitur çajin e rozmarinës, mjafton të grimconi gjethet e saj dhe ta zieni me një gotë uji të ftohtë.
Në fund duhet ta filtroni mirë dhe bashkojeni me uthullën e mollës. Tundeni mirë përzierjen dhe hidheni tek shishja e qelqit. Shishja duhet mbajtur për 10 ditë në një vend të ftohtë dhe të errët. Pasi të kalojë kjo periudhë përdoreni sipas dëshirës./tesheshi.com/